Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Edhe një lidhje tjetër befasuese; njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit duhet të kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak, thuhet në një studim tjetër të ri mbi apnean.
Apnea e gjumit, si çrregullim i mundshëm serioz, shoqërohet me ndërpërerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë fjetjes.
Simptomat përfshijnë:
– Zë të lartë gërhitës
– Zgjimi nga pamundësia për të marrë frymë (dhe)
– Lodhje gjatë ditës edhe pas një nate të plotë me gjumë
Tani, një studim i paraqitur në konferencën e Shoqatës Amerikane të Kraharorit zbulon se ashpërsia e apneas së gjumit mund të jetë një parashikues i diabetit.
Shkencëtarët shqyrtuan gjendjen e rreth 8 mijë personave dhe vunë re se pacientët me apnea nga niveli i mesëm deri në nivel të rëndë kishin gjasa të prekeshin nga një prej llojeve të diabeteve. Një paralajmerues ii diabetit eshte edhe niveli i ulët i oksigjenit në gjak gjatë natës – pasojë e mungesës së frymëmarrjes së rregullt në gjumë.
Dhe diabeti është i lidhur me rrezik të konsiderueshëm për sëmundje kardio-vaskulare dhe vdekje. Autorët e studimit thonë se rezultatet e tyre tregojnë se apnea e gjumi ka lidhje me sëmundje të rënda kardio-metabolike, prandaj nuk duhet nënvlerësuar.
SI prind e kam kontrodhuar djalin por nje dit me tha mjeku se ai ka apnen e nates i kam ber dhe analizat por ikan dal mir dhe nuk e di si do te shkoj me tej se djali gerhet shum dhe shpesh i pritet fryma esht 19 vjec dhe peshon 120 kg dhe jam ne merak cdo dit mundohem ti flas per peshen por si ben pershtypje hic nuk di si te veproj
Koment nga Namire Cela — 10 Shtator, 2012 @ 8:59 am |
I vetmi test per diagnozen e apnes eshte “polisomnografia”. Trajtimi eshte shume i rendesishem pasi Apnea sjell rreziqe per shendetin si Hipertension, Diabet, depresion .etc..trajtimi me efikas eshte “CPAP”. pacienti fle me kete pajisje dhe ka efikacitet te madhe.
Koment nga fabio — 11 Shkurt, 2013 @ 6:20 pm |