Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 4, 2012

Një parazit i ri i rrezikshëm


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Kohët e fundit, një titull lajmi shqetësues dhe hutues – një revistë mjekësore njotoi për një sëmundje pak të njohur infektivie.

Sëmundja quhet Chagas, që studimi e krahason me Sidën. Pavarësisht nga ky krahasim, ekspertët thonë se Chagas shkaktohet nga pickimi i një insekti të vogël, por që mund të lërë probleme afatgjate shëndetësore.

Insekti Triatomine ose “insekti që puth”, përpiqet të pickojë rreth buzëve ose syve. Një pickim i vogël nga ky parazit gjakpirës dhe njeriu mund të mbetet i sëmurë gjithë jetën. Insekti është bartës i sëmundjes Chagas – infeksion parazitar thuajse i pamundur për t’u kuruar. Simptomat janë ënjtje në vendin e infeksionit, skuqje të lëkurës, dhimbje trupi dhe humbje oreksi.

Paraziti Chagas e ka origjinën në Amerikën qëndrore e jugore. Deri tani në Shtetet e Bashkuara ka 300 mijë vetë – kryesisht emigrantë latino-amerikanë – të prekur nga ky parazit, që tregon se Chagas ka aftësi të udhëtojë e përhapet qoftë gjenetikisht ose nëpërmjet transfuzionit të gjakut.

Në raste ekstreme, Chagas shkakton zmadhim zemre ose fryerje zorrësh deri ne plasje, duke sjellë vdekje të menjëherëshme. Ekspertët thonë se nëse nuk trajtohet ky parazit eventualisht arrin në zemër ku atje mund të jetojë e shumëfishohet.

Advertisements

2 Koment »

  1. pershndetje nga kosaova po nese te pickone si mune ta vreme ne

    Koment nga cas — Qershor 4, 2012 @ 1:20 pm | Përgjigjjuni

  2. Inshallah nderprehet pa u parhapur shum edhe jashta Amerikes, se boll kemi semundje vdekjepruese, Zoti na rujt

    Koment nga Nurie — Qershor 4, 2012 @ 1:42 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: