Astrit Lulushi’s Blog

Qershor 13, 2012

Bakteri ndikon gëzimin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkencëtarët thonë se nivelet e hormonit Serotonin në tru rregullohen me sasinë e baktereve në zorrë gjatë moshës së hershme. Studimi i tyre u botua më 12 qershor në revistën “Molecular Psychiatry”.

Serotonin është kimikat kryesor që përfshihet në rregullimin e humorit dhe emocioneve. Niveli i tij në tru ndryshon në kohë stresi, ankthi dhe depresioni. Shumë barna antidepresant janë klinikisht të efektshëm kur synojnë këtë neuro-kimikat. Serotonin, shpesh quhet ‘hormon i lumtur’.

Shkencëtarët në Qendrën ushqimore farmabiotike në universitetin College Cork (UCC) përdorën një mostër miu steril, pa asnjë mikrob, për të treguar se mungesa e baktereve gjatë jetës së hershme prek në mënyrë të konsiderueshme përqëndrimet e hormonit serotonin në tru në moshën e rritur. Studimi gjithashtu nxorri në pah se ndikimi i pranisë ose jo i baktereve varet nga gjinia, me efekte më të theksuara në meshkuj krahasuar me femrat. Së fundi, kur shkencëtarët kryen të njëjtin eksperiment me kafshë me bakterie në zorrë që në moshë të herëshme, ata zbuluan se shumë prej ndryshimeve të sistemit qendror nervor, veçanërisht ato të lidhura me serotonin, nuk mund të përmbyseshin duke treguar pasoja të përhershme në funksionin e trurit si rrjedhim i mungesës së mikrobeve.

Në një studim të mëparëshëm shkencëtarët kanë treguar ekzistencën e një aksi mikrobik zorrë-tru që ata thonë se është thelbësor për ruajtjen e shëndetit normal, si dhe mund të ndikojë trurin dhe sjelljen.

Rezultatet nxjerrin në pah rolin e rëndësishëm që bakteret luajnë në komunikimin mids zorrëve dhe trurit. Zëra nga fusha e neuroshkencës thonë se, këto rezultate krijojnë për herë të parë mundësinë e zhvillimit të strategjive për trajtimin e çrregullimeve të trurit bazuar në mikrobiotikë.

Doktor Gerard Clarke, autori kryesor i studimit, ndjehet i ngazëllyer – “Edhe pse gjithmonë kemi besuar se mikrobet janë thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, rezultatet e studimit theksojnë se sa të rëndësishme janë ato edhe për mirëqenien tonë mendore.”

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: