Astrit Lulushi’s Blog

14 Qershor, 2012

Një mënyrë popullore por e debatueshme për rënie nga pesha


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Procedura e re shihet si një alternativë më e lehtë për operacionin bypass në stomak. Ajo kryehet pa bisturi, për njerëzit që duan të dobësohen deri në 30 kilogram. Deri tani, pacientët janë të kënaqur, por jo kritikët.

Procedura quhet “POSE” shkurt për “Primary Obesity Surgery Endoluminol”. Doktor Tom Lavin nga Los Anxhelos është një nga kirurgët e parë që ka kryer këtë procedurë. Ai thotë se ‘POSE’ është për persona që duan të humbasin deri në 40 kilogram të peshës trupore. Përqasja me procedurën e re nuk përdor bisturinë – çdo gjë kryhet nëpërmjet gojës me një endoskop që mjekët e përdorin për të zvogëluar stomakun. Procedura zgjat disa orë dhe pas saj, personi shkon në shtëpi. Kritikët thonë se megjithëse ‘pose’ është miratuar nga administrat e ushqimeve dhe barnave (FDA), përdorimi i saj për humbje peshe nuk është provuar për siguri dhe efektshmëri në periudhe afatgjatë, d.m.th., nuk dihet nëse pesha e humbur do të jetë e qëndrueshme apo pacienti do të ketë ose jo ndonjë pasojë të dëmshme anësore.

1 Koment »

  1. PERDERISA NUK TE SIGURON QENDRUESHMERI NE PESHEN E HUMBUR, S’KE PSE TE NDERMARRESH NJE HAP TE TILLE…..DMTH MBETET PERSERI ENIGME HUMBJA NE PESHE…SORRY

    Koment nga LILI — 14 Qershor, 2012 @ 6:57 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një koment

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.