Astrit Lulushi’s Blog

16 Qershor, 2012

Obesiteti dhe fuqia e lutjes

Filed under: Feja,Kulture,Psikologji,sociologji — astritlulushi @ 7:11 pm
Tags: , , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Amerikanët e të gjitha moshave janë gjithmonë në kërkim për mënyra të reja – nga dietat tek pilulat –  për të humbur peshë. Por kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të atyre që i drejtohen Zotit për frymëzim për rënie nga pesha.

Ata mblidhen çdo javë në kisha dhe luten. Por fillimisht peshojnë veten. Dhe nga java në javë shohin ndryshim, ndjehen më mirë e më pak të rëndë. Por a është Zoti që i ndihmon, psikologjia e lutjes, apo thjesht nga që besojnë.

Pastor Steve Reynolds e filloi një program të tillë rreth 5 vjet më parë. Ai beson se Bibla është libri më i mirë i shëndetit që është botuar ndonjëherë. Dëshmitë e tij janë personale. Pastor Reynolds ka qënë lojtar futbolli (amerikan). Kur e la sportin ai u shëndosh shumë duke arritur në rreth 170 kilogram. Pas kësaj  vendosi t’i drejtohej Zotit për ndihmë. Dhe sa e ndihmoi Ai? Ju nderoni Perëndinë kur kujdeseni për veten, pra bëjeni këtë edhe kur hani e pini, kujdesuni që të mos e teproni, thotë pastor Reynolds.

Sipas statistikave, amerikanët e krishterë janë më mbi peshë sesa amerikanët e besimeve të tjera. Mes të krishterëve, Baptistët janë më mbipeshë – thuajse 1/3 treta e tyre janë tepër mbipeshë.

Kështu, krahas motos “‘Trup për Zot’ –  që është përhapur mes shumë  kishave – tani po zenë vend edhe motot e reja si ‘Karate për Krisht’, ‘Yoga e Shenjtë’ dhe ‘Trup e Shpirt në Formë’.

Dhe çdo javë, në kishën në Annandele të Virxhinias, pastor Ryenolds nderon ata që kanë humbur më shumë peshë. Deri tani ai vetë ka rënë 50 kilogram, dhe vazhdon të bjerë, sepse beson se Zoti dhe ai vetë kanë ende më shumë për të dhënë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: