Astrit Lulushi’s Blog

4 Korrik, 2012

Vitamina D zvogëlon pak rrezikun e thyerjes së kockave

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 6:13 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për vitaminën D flitet shpesh – veçanërisht nëse ajo përmirëson shëndetin e kockave.

Një studim i ri u përqëndrua tek personat mbi 65 vjeç – 75 për qind e personave të kësaj grup moshe preken nga fraktura e kockave.

Mes 31 mijë pjesmarrësve në studim, 90 për qind ishin gra. Autorët zbuluan se doza të larta të vitaminës D shtesë – 800 ose më shumë njësi ndërkombëtare në ditë – ishin të dobishme kundër frakturave, duke pakësuar 30 për qind të rasteve të frakturave të legenit dhe një pakësim prej 14 për qind të frakturave jo-vertebrore.

Autorët e studimit të botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA), thonë se rezultatet e tyre mbështesin një rekomandim të mëparëshëm, sipas të cilit personat 65 vjeç e sipër të marrin 800 njësi Vitaminë D shtesë në ditë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: