Astrit Lulushi’s Blog

5 Korrik, 2012

Analizë gjenetike paralindjes duke përdorur vetëm gjakun e nënës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një analizë e re e bën më të lehtë për të përcaktuar shëndetin e fetusit. Kjo shihet si një mënyrë për të trajtuar problemet shëndetësore në një fëmijë të palindur, por gjithashtu ngre pyetje etike. Megjithatë, prindërit duan të dijnë – A do të lindin fëmijët e tyre të shëndetshëm?

Deri kohët e fundit, mjekët merrnin mostra nga fetusit për të përcaktuar një sekuencë të plotë gjenetike e cila mund të ofrojë të dhëna mbi sëmundjet e mundshme apo defekte të fetusit. Por kjo lloj analize mund t’a dëmtojë fetusin. Pastaj, shkencëtarët filluan të merrnin mostrat nga gjaku i nënës dhe pështyma e babait, për të siguruar informacion të ngjashëm.

Tani, analiza e re është edhe më e thjeshtë.

Shkencëtarë në universitetin Stanford, analizuan vetëm mostrat e gjakut nga dy gra shtatzëne – njëra me fetus të shëndetshëm, dhe tjetra me një çrregullim të rrallë gjenetik.

Rezultatet u përputhën me gjenetikën e çdo foshnjeje pas lindjes.

Analiza me metodën e re mund të bëhet në tremujorin e parë të fetusit, duke lënë kohë të mjaftueshme për t’i zbuluar dhe ndoshta trajtuar sëmundjet e fetusit gjatë shtatzanisë.

Por analiza e re ngre pyetje të dukshme etike. Parashikohet që brenda 3 vjetëve të ardhshëm, me këtë teknologji të re, shkencëtarët mund të jenë në gjendje të përcaktojnë sekuencën e plotë gjenetike të një fëmija të palindur. Dhe kjo mund të çojë që më shumë prindër të ardhshëm të konsiderojnë të ndërpresin shtatëzaninë, nëse rezultatet e analizës tregojnë për ndonjë defekt të mundshëm në fetus.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: