Astrit Lulushi’s Blog

11 Korrik, 2012

Fundjava, koha më e keqe për goditje në tru

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 6:13 am
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Duket befasuese, por shanset për t’u shëruar ose për të mbijetuar një goditje në tru, afektohen nga koha kur ndodh. Trajtimi sa më i shpejtë spitalor është kyç për rezultatin më të mirë mjekësor pas një goditjeje në tru.

Tani, një studim britanik  “Arkivat e Neurologjisë” përtërinë shqetësimet në lidhje me të ashtuquajturin “efekti fundjavë.”

Sipas studimit, nëse goditja në tru ndodh në fundjavë, personi mund të përballet më vështirësi më të madhe për t’u shëruar.

Studimi morri në shqyrtim 90 mijë pacientë me goditje në tru. Shkencëtarët vlerësuan tregues të tillë të kujdesit përfshi;

– Mundësinë e skanimit të trurit

– Trajtimin e pllakzave të gjakut

– Nivelin e trajtimit

– Shkallën e vdekshmërisë

Të dhënat treguan rezultate jo të mira për trajtimin spitalor në fundjavë.

Autorët thonë se studimi i tyre treguan qartë se pacientët me goditje në tru që pranohen në spital në fundjavë kanë më pak gjasa të marrin trajtimin e ngutshëm, duke rezultar në pasoja nga më të këqiat.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: