Astrit Lulushi’s Blog

14 Korrik, 2012

A freskojnë ventilatorët?

Filed under: Mjekesi — astritlulushi @ 3:05 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ventilatorët elektrikë gjejnë përdorim të gjerë veçanërisht në kohë vere. Këto pajisje, portative ose të fiksuara në tavan,shihen si të efektshme nga të moshuar që mundohen nga vapa, apo njerëz që nuk e durojnë atë, djersiten, por nuk kanë kushte ose s’janë në gjendje të përballojnë koston e ajrit të kondicionuar. Një studim i ri tregon se ventilatorët jo vetëm që nuk ndihmojnë shumë gjatë valës së të nxehtit – ato ndoshta bëjnë efektin e kundërt duke shkaktuar pasoja shëndetësore.
(more…)

Zbulim; mutacion i rrallë gjenetik mbrojtës nga Alzheimeri

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Studimi i një mutacioni të rrallë gjenetik që i mbron njerëzit ndaj sëmundjes Alzheimer ofron dëshminë më të fortë deri tani se nivelet e tepruara të një substance normale të trurit, beta amyloid, janë një forcë shtytëse në sëmundje. Këto rezultate forcojnë shpresat se ilaçet anti-amyloid tashmë në zhvillim mund të ndryshojnë rrjedhën e sëmundjes ose edhe t’a parandalojnë atë.
(more…)

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.