Astrit Lulushi’s Blog

Korrik 15, 2012

Fletë Lavdërimet e mjekëve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Duke parë çmime dhe pllakata mbi mure në zyrat e mjekëve pacienti që shkon të vizitohet sikur ndjehet i sigurt. Por duhet të ndodhë kjo? Sepse edhe fletë lavdërimet nuk janë krijuar të barabarta.

Për shembull, gjatë një hetimi nga rrjeti televiziv amerikan ABC, doli se dr. Mark Silverberg në Çikago – u zgjodh kohët e fundit si një nga dentistët më të mirë të vendit nga “Këshilli kërkimor i Konsumatorëve“.

Tingëllon si nder i madh. Por ka një problem. Dr. Silverberg në fakt është anestezist. Pas kursit për dentist ai shkoi në shkollë mjekësore, por kjo ndodhi 20 vjet më parë.

“Është turp”, thotë ai, “që unë të nderohem si dentist, kur nuk kam punuar si stomatolog asnjë ditë në jetën time.”

Por mjekë të tjerë krenohen me çmime a fletë lavdërime të tilla, duke i publikuar ato edhe në faqet e tyre internetike.

Por si i marrin ata këto çmime?

Kompania “Këshilli kërkimor i Konsumatorëve” fillimisht u dërgon mjekëve urime për arritjet e tyre. Nga kjo, mjekët inkurajohen për të blerë pllakata që kushtojnë deri në 500 dollarë dhe i vendosin në mure, vende të dukëshme mbi tryezat e tyre të punës.

Gjatë një vizite në faqen elektronike të “Këshillit kërkimor të Konsumatorëve” u zbulua se në krye të listës së mjekëve më të mirë kishte edhe nga ata që ishin disiplinuar nga komisioni mjekësor në shtetet ku punonin. Madje mes mjekëve më të mirë ndodhej emri i doktor Conrad Murray, i dënuar për vdekjen e këngëtarit të njohur Michael Jackson. Gjithashtu emri i doktor Earl Bradley, i dënuar për pedofili, ndodhej aty si një nga mjekët më të mirë pediatër.

Rrjeti ABC u përpoq të kontaktonte pronarët e faqes eletronike “Këshilli kërkimor i Konsumatorëve”, po pa sukses.

Dhe mësimi i përgjithshëm është; kur vjen puna për të zgjedhur mjekun tuaj, mendoni – jo të gjitha nderet janë të merituara.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: