Astrit Lulushi’s Blog

17 Korrik, 2012

Degradimi mendor më i rrezikshëm sesa mendohej


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një tjetër lidhje midis mendjes dhe shëndetit fizik – një studim i ri tregon se dobësia mendore ndikon në jetëgjatësi.

Humbja e lehtë e aftësisë njohëse – ose MCI – është një fazë e ndërmjetme midis rënies mendore të plakjes normale dhe humbjes së theksuar të kujtesës – ose demencë apo degradimit mendor.

Studim u paraqit në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës së Alzheimerit që po zhvillohet (14 – 19 korrik) në Vancouver të Kanadasë. Pas një vëzhgimi 5 vjeçar, autorët konstatuan se njerëzit me MCI dhe ata me humbje të theksuar të kujtesës janë në një rrezik të konsiderueshëm më të lartë për të vdekur në krahasim me njerëzit me funksione normale njohëse.

Shkencëtarët i bazojnë këto rezultate në shqyrtimin e 733 personave të moshës 70 vjeç e lart në qytetin e Nju Jorkut

Sipas studimit, personat me MCI kishin mbi 2 herë më shumë gjasa për të vdekur gjatë 5 vjetëve të studimit, në krahasim me personat, truri i të cilëve punonte normal.

Ndërsa njerëzit me humbje të theksuar kujtese – ose demencë – kishin më shumë se 3 herë gjasa për të vdekur gjatë së njëjtës periudhë 5 vjeçare të studimit.

Autorët thonë se puna e tyre thekson rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe vëzhgimit të humbjes së lehtë të aftësisë njohëse – jo vetëm për parandalimin e mundshëm të Alzheimerit, por edhe për zgjatjen e jetës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: