Astrit Lulushi’s Blog

27 Korrik, 2012

Për ata që punojnë natën


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i ri mund të jetë paralajmërim i hershëm për ata që punojnë në orët e vona.

Dihet prej kohësh që puna natën dhe në turne të parregullta prish ritmet natyrore të trupit.

Mjekët prej kohësh e kanë lidhur punën natën me një rrezik më të madh për;

– Presion të lartë gjaku

– Kolesterol të lartë (dhe)

– Diabet

Tani, një studim në revistën mjekësore britanike e shton këtë listë.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mbledhura nga më shumë se dy milionë njerëz dhe zbuluan se puna me turne lidhej me sëmundje vaskulare përfshi goditje në zemër dhe në tru.

Puna në ndërresën e natës shoqërohej me rritjen 40 për qind të rrezikut për të gjitha zhvillimet koronare duke përfshirë;

– Goditje në zemër

– Vdekje nga një goditje në zemër (dhe)

– Shtrim në spital për sëmundje të zemrës

Në përgjithësi, puna me turne u shoqërua me;

– 23 për qind rritje të rrezikun nga sulmi në zemër (dhe)

– 5 për qind rritje të rrezikut për goditje në tru

Autorët e studimit thonë se personat që punojnë natën duhet të tregohen të kujdesshëm për të pakësuar a modifikuar faktorë të tjerë të rrezikut siç janë pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: