Astrit Lulushi’s Blog

27 Korrik, 2012

Yoga si fizioterapi

Filed under: Biologji,Mjekesi — astritlulushi @ 12:06 pm
Tags: , , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shumë njerëz adhurojnë yogan, veçanërisht kur është fjala për shëndetin mendor dhe formën fizike. Por sipas një studimi të ri, kjo disiplinë mjaft e përhapur mund të përmirësojë edhe cilësinë e jetës për një grup pacientësh.

Goditja në tru është diagnoza më e zakonëshme mes pacientëve që trajtohen me fizioterapi rehabilituese. Pas goditjeve në tru, persona të tillë vuajnë nga paraliza. Ata kanë veçanërisht vështirësi në ruajtjen e drejtpeshimit. Mbi 80 përqind e viktimave të goditjeve në tru preken nga prishja e drejtpeshimit dhe rreth 70 përqind e tyre aktualisht rrëzohen. Dhe frika nga rrëzimi lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e jetës së pacientit.

Por një studim botuar në revistën ‘Stroke‘ tregon se përfshirja e yogas së pjesë e terapisë fizike përmirëson ndjeshëm drejtpeshimin dhe pakëson frikën e pacientit për t’u rrëzuar. Studimi tregoi se yoga përmirësoi dukshëm cilësinë e jetës, dhe se kjo mënyrë trajtimi mund të jetë më pak e kushtueshme nga ana financiare për përjetuesit e goditjeve në tru.

Në studim u përfshinë një numër relativisht i vogël pacientësh, rreth 50 vetë, por rezultatet nxisin për studime të mëtejshme më të gjëra.

Pacientët e  intervistuar pas studimit thanë se për arsye të përmirësimit të drejtpeshimit, ata kishin më shumë mundësi të kryenin veprimtari të tjera dhe në mjedise më sfiduese –  edhe pse ndjenin frikën se mos rrëzoheshin, vetëbesimi i tyre ishte më i madh përsa i përket ruajtjes së balancës trupore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: