Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 10, 2012

Mjekët thonë ‘mos i pastroni veshët’

Filed under: Biologji,Kulture,Mjekesi,Shkence — astritlulushi @ 12:03 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dëgjoni se ç’thuhet: Njerëzit që janë të prirur për të pastruar veshët nga brenda, duhet të heqin dorë menjëherë nga ky zakon – veshët pastrohen vetë.

Futja e një shtupe pambuku apo ndonjë gjë tjetër në vesh – është veprim jo vetëm i pashëndetshëm – por edhe i rrezikshëm.

Shumica e njerëzve fillojnë të zhbirojnë veshët – duke shpresuar për të hequr dyllin e krijuar në kanalin e veshit. Dylli i veshit, megjithatë, është i butë dhe si rrjedhim del jashtë vetëvetiu.

Duke kruajtur a zhbiruar veshin me një kunj druri të mbështjellë më pambuk, personi nuk bën gjë tjetër veçse e shtyn dyllin më thellë brenda në vesh – kjo mund të rezultojë në një udhëtim në zyrën e mjekut.

Bllokimi nga dylli është një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dëgjimit. Gjithashtu, duke ngacmuar kanalin e veshit krijohen gjasat për dëmtimin ose çarjen e daulles së veshit.

Dylli në vesh ekziston për një arsye; për të mbrojtur veshët nga pluhuri, grimcat e vogla dhe bakteret. Dylli mbron edhe lëkurën delikate të kanalit të veshit nga ngacmimet ose pezamtimet nga uji gjatë larjes.

Pra shprehja “pastro veshët” duhet kuptuar vetëm si; pastro me kujdes pjesën e jashtme të veshëve duke përdorur një peshqir të lagur me ujë e sapun dhe pastaj thjesht fshie me peshqir të thatë.

Advertisements

1 Koment »

  1. shum e shendetshem keto hapa nga mjeket se ne jo qe i pastrojm e fusim gishtat po ndosh edhe gjeat tjera primitive siq jan luget, shtagat etj.

    Koment nga Driton Live — Gusht 10, 2012 @ 12:12 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: