Astrit Lulushi’s Blog

Gusht 14, 2012

Ligjet ushqimore në shkolla ulin mbipeshën mes nxënësve


Astrit Lulushi, Astrit Lulushi

Mbi kontrollin e peshës trupore të fëmijëve.

Një studim i ri thotë se ligjet që kontrollojnë shitjen e ushqimeve për nxënësit në shkolla sjellin rezultate të mira.

Shtetet amerikane kanë ligje të ndryshme që rregullojnë shitjen e ushqimeve dhe pijeve me kalori të shumta në mensat e shkollave – studimi në revistën”Pediatrics” u jep këtyre ligjeve notë kaluese.

Në studim u përfshinë mbi 6 mijë nxënës nga 40 shtete amerikane.

Shkencëtarët krahasuan masën e trupit (BMI) të nxënësve nga shkollat që zbatojnë ligje të tilla me ata nga shkollat që nuk kishin ligje mbi ushqimet me kalori të larta ose kishin ligje të dobta.

Sipas studimit, gjatë 3 vjetëve, nxënësit e klasave të pesta që iu nënshtruan ligjeve të forta ushqimore fituan një masë trupore 0.25 njësi BMI më pak se sa fëmijët në shkolla me ligje jo të rrepta; dhe 0.44 njësi BMI më pak sesa moshatarët nga shkollat që nuk kishin fare ligje rreth kontrollit të përmbajtjes ushqimore.

Autorët e studimit u bëjnë thirrje shkollave shtetërore që të standartizojnë politikën e të ushqyerit – madje edhe për një politikë të tillë në shkallë kombëtare.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: