Astrit Lulushi’s Blog

18 Gusht, 2012

Fëmijët, qëndrimi ulur dhe aftësitë motorike


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Është fakt se fëmijët të cilët kalojnë shumicën e kohës ulur kanë më shumë gjasa të kenë probleme me mbipeshën trupore.

Por qëndrimi ulur u sjell atyre edhe një tjetër pasojë.

Bota sot sillet rreth teknologjisë, dhe fëmijët kalojnë çdo ditë orë të tëra në kompjuter ose duke  shikuar televizion.

Dhe një studim i ri në revistën Human Biology  zbulon se kjo mungesë ushtrimesh fizike, mund të pengojë seriozisht aftësitë themelore të zhvillimit të sistemit motorik.

Shkencëtarët shqyrtuan aktivitetet fizike të më shumë se 200  fëmijëve – 9 dhe 10 vjeçar – vajza e djem –  për më shumë se 5 ditë me rradhë.

Ata konstatuan se 75 për qind të kohës fëmijët e kalonin ulur. Kur fëmijëve iu kërkua për t’u hedhur nga njëra këmbë në tjetrën, të kapërcenin një pengesë ose të kryenin lëvizje të bashkërenduara gjymtyrësh, lëvizjet e tyre ishin të ngathëta ose të çrregullta, në krahasim me bashkë-moshatarët e tyre që nuk qëndronin shumicën e kohës ulur.

Shkencëtarët thonë se anomalitë motorike në një moshë kaq re mund të çojnë në funksionim të  dobët motorik në moshë të rritur. Autorët e studimit gjithashtu shqetësohen se anagazhimi i pakët fizik i fëmijëve mund të prekë aftësitë e tyre për të kapërcejnë efektet negative që rrjedhin nga një mënyrë jetese ulur.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: