Astrit Lulushi’s Blog

22 Gusht, 2012

Gjumi dhe mësimi


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Këshilla për nxënësit që kthehen në shkollë pas pushimeve të verës

Zilja e mësimit nuk duhet të konkurojë me zilen e zgjimit – nxënësit nuk duhet të humbasin gjumin për mësimet e tyre.

Një studim në revistën “Child Development” gjen prova se qëndrimi zgjuar gjatë natës për të mësuar për provimin e nesërm është kohë e humbur.

Shkencëtarët u kërkuan 535 nxënësve mes klasave IX – XII për të mbajtur një ditar se sa kohë studionin, sa kohë flinin, dhe nëse kishin pasur ndonjë problem të nesërmen në klasë, si për shembull;

– Nuk kishin kuptuar mësimin (ose)

– Kishin bërë keq provimin

Rezultatet treguan se kur koha e studimit merrte kohën e gjumit, nxënësit dilnin dobët në mësime ditën e nesërme.

Kjo nuk do të thotë se fëmijët duhet të studiojnë më pak – por nëse sakrifikojnë gjumin për studimin, ata dëmtohen më shumë se të ndihmohen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: