Astrit Lulushi’s Blog

31 Gusht, 2012

Çokollata zvogëlon rrezikun e goditjes në tru tek meshkujt


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Tjetër lajm rreth çokollatës – e njohur si dhuratë tradicionale e burrit për gruan

Por zbulimet e fundit konstatojnë se çokollata mund të sjellë një përfitim të veçantë për burrat.

Studimi në revistën “Neurologji” vëzhgoi shëndetin e 37 mijë burrave suedezë mes moshës 49 vjeç deri 75 vjeç

Rezultatet treguan se personat që hëngrën më shumë çokollata në javë  – rreth një e treta e një kupe – kishin 17 për qind rrezik më të ulët për goditje në tru  se sa ata që nuk hanë çokollatë.

Ky përfitim duket se është i lidhur me një përbërës në çokollatë të quajtur flavonoid, – substancë që studimet e mëparëshme e kanë lidhur me përfitimet kardiovaskulare.

Në të kaluarën, këto përfitime ishte menduar se vinin vetëm nga çokollatë e errët. Por studimi suedez tregoi se 90 për qind e çokollatës së konsumuar ishte çokollatë me qumësht.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: