Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Thuhet se hallet i afrojnë njerëzit. Por një studim i ri nga universiteti i Kalifornisë në Berkeley sugjeron se në kohë të vështira, njerëzit ndahen; të varfërit afrohen dhe ndihmojnë njëri-tjetrin; të pasurit veçohen dhe gjejnë ngushëllim në pasurinë materiale.
Kjo ndarje bëhet më e theksuar dhe thellohet në kohë pasigurie; të pasurit përqëndrohen në ruajtjen ose shtimin e asaj që kanë; të varfërit shpenzojnë më shumë me miqtë dhe të dashurit.
Rezultatet nga 5 eksperimente të veçanta hedhin dritë të re mbi atë se si njerëzit nga prejardhje të ndryshme socio-ekonomike (kombësi, të ardhura, arsim, pozitë) mund të reagojnë ndaj fatkeqësive natyrore dhe njerëzore, duke përfshirë recesionin ekonomik, pa-qëndrueshmërinë politike, tërmetet dhe stuhitë. Rezultatet e studimit gjithashtu ndihmojnë të shpjegohet pse në kohë trazirash, njerëzit bëhen më të polarizuar në përgjigjet e tyre ndaj pasigurisë dhe kaosit.
Kur pjesmarrësit në studim u pyetën nëse ata do të lëviznin në zona të tjera të vendit për një punë që paguhej më mirë, personat me të ardhura të ulta u përgjigjën se do të preferonin për të qëndruar afër me miqtë, familjen dhe kolegët e tyre. Ndërsa pjesëmarrësit nga shtresa të pasura u treguan të prirur për t’a marrë atë vend pune dhe edhe pse larg familjes, miqve dhe komunitetit të tyre.
Edhe pse studimi nuk jep një arsye përfundimtare pse shtresa e lartë përqendrohet më tepër në anën materiale, rezultatet sugjerojnë se “pasuria materiale bëhet një mekanizëm i spikatur dhe i preferueshëm kur njerëzit e pasur kërcënohen nga perceptimet e kaosit brenda mjedisit shoqëror.”
Studimi i financuar pjesërisht nga Fondacioni Kombëtar amerikan i Shkencës u botua muajin e kaluar në revistën “Personality and Social Psychology“.
Volla ne te varferit te gjith e dim sepse ata jan te moshuar femij te rinj etjjjj etjj ne te gjith boten duhet ta ndihmoj, sikur nena terez
Koment nga blendi — 13 Maj, 2015 @ 6:59 pm |
Edhe qata qe nuk i ndihmojm zoti tani neve na sheh hiq mos kini gajret
Koment nga blendi — 13 Maj, 2015 @ 7:00 pm |
Ju lutem te gjitheve qe ti ndihmoni shummmmmmmmm te varferit shum shum shum shum shum shum shum ju lutem sepse nuk kan aata sikur na sot qi i kena bo ajfonat 6-5-4 samsungat etjjj ata skan duhet ti ndihmoni shum sikur nena terez qe e ndihmoi krejt boten an e mban
botes
Koment nga blendi — 13 Maj, 2015 @ 7:03 pm