Astrit Lulushi’s Blog

5 Shtator, 2012

Mbipesha dhe rezultatet në mësime


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ndërsa viti shkollor sapo ka filluar, lajmi flet rreth nxënësve dhe peshës së tyre trupore –  se të qenit mbi peshë pengon zhvillimin e trurit tek të rinjtë

Rreth 1 në 12 fëmijë dhe adoleshentë amerikanë – nën moshën 19 vjeç –  vuajnë nga sindromi metabolik, që është një kombinim i;

– Shëndoshjes

– Para-diabetit

– Tensionit të lartë

– Tryglyceridës së lartë (dhe)

– Nivelit të ulët të kolesterolit “të mirë” ose HDL

Studimi në “Journal Pediatrics” shqyrtoi 110 adoleshentë. Dhe ata me sindrom metabolik treguan;

– Rezultate të ulta në matematikë dhe drejtshkrim

– Vemendje të pakët dhe luhatje mendore

Zonat e trurit që përfshijnë të mësuarit dhe vemendjen tek fëmijët me sindrom metabolik ishin gjithashtu të vogla. Studimi tregoi se sa me të theksuara simptomat metabolike, aq më të mëdha ishi efektet negative në tru.

Studim tregon se edhe pak vite me sindromë metabolike, ajo mund të shkaktojë komplikimet në  tru. Autorët e studimit thonë se shpresojnë se këto rezultate do t’i motivojnë familjet për të
ndryshuar për të mirë stilin e jetesës –  për të shmangur mbipeshën e fëmijëve.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: