Astrit Lulushi’s Blog

6 Shtator, 2012

Goditjet e panjohura në zemër


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Mendimi i një goditjeje në zemër është i frikshëm – kjo sëmundje kardiovaskulare është shkaku kryesor i vdekjeve, të paktën në Shtetet e Bashkuara.

Çuditërisht, numri i atyre që përjetojnë simptoma klasike – dhimbje gjoksi, gulçim, të vjella dhe lodhje – është thuajse dy herë më i vogël në krahasim me numrin e personave që pësojnë goditje në zemër pa shfaqur ndonjë simptomë të dukëshme.

Ky është përfundimi i një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë (JAMA) që i hedh një vështrim goditjeve të panjohura në zemër.

Autorët e studimit morën në shqyrtim një grup prej 1 mijë të rriturish – burra e gra – në Islandë. 17 për qind e pjesmarrësve thanë se kishin pësuar një goditje të heshtur në zemër që ndodh kur një enë gjaku bllokohet – pa pasur lloje të simptomave, si shtrëngime të dhimbshme në gjoks.
Ndërsa 10 për qind e pjesmarrësve thanë se kishin pasur simptoma të tilla.

Ekspertët thonë se kjo sugjeron një problem të madh, sepse simptomat përbëjnë paralajmërim dhe pa një paralajmërim goditjet në zemër bëhen edhe më të rrezikshme për jetën.

Autorët e studimit thonë se mjekët duhet t’i shohim me kujdes pacientët e tyre – sidomos ata që janë diabetikë ose që paraqesin simptoma të paqarta ose jospecifike – sepse dëmet nga goditjet e panjohura në zemër nuk mund të zhbëhen. Goditje të tilla – pa simptoma – mund të zbulohen vetëm përmes skanimeve të shtrenjta MRI, prandaj përcaktimi i drejtë i nevojës për një analizë të tillë ose ilaçe vjen nëpërmjet një shqyrtimi ose balance midis rrezikut dhe përfitimit – diçka që mjekët duhet t’a diskutojnë me çdo pacient individualisht.

2 Koment »

  1. Ka shume gjera qe thuhen dhe nuk jepe\t arsya??
    Pse kremrat qe lyhen njerzit japin Kancer.
    Psa thuhet qe mutacionet diku bejne cudira diku jo.nuk dihet shkaku
    ateher duhet gjindet6 shkaku ne cdo fenomen njerzore.Pa u gjetur shkaku cdo lloje metode esht pa baza
    Pse kanceri i ezofagut esht agresive.
    Mjekimet akoma jane empirike per shume smundje
    I thuret lavdi akoma aspirines
    Po atehere a nuk mund prodhohen aspirina te reja qe te mos demtojn stomakun
    Nje smundje enigmatike esht hollimi i Gjakut.
    Laboratori konstatin qe parametrat 2 -3 jane normal
    Po ateher cfare mjekimi ka
    >Thuhe Comodina dhe Wafarina
    fillon me 5mg e shkon me 7 e 7.5 mg.Nuk esht gjnedur nje aplikim por duhet behen analiza te merzitshme e te bez dishme per pacientin marrja e gjakut cdo 15 dite
    sa kohe humbet sa rrugtim i duhet 70-80-90 vjecarit me shkue ne spital me ndejte ne radhe me ore te tera.
    spitali i thrret ta zem 100-200 pacienta te gjith ne oren 8 duhet me nedjte deri ne 12.pergjigjen ta japin me telefon nga nje her merret gabim kura.Nuk takohesh asnje here me mjekun vetem nersi merr gjakun,e me telefon po nersi jep rekomandoimin
    Ne fakt hoollimi i gjkaut esht me serioze se sa diabeti e cdo lloj smundje tjeter e pacienti me hollim gjaku nuk gezon asnje favorr
    Perpata pacienti gezonte i takonin disa ndihma
    qe u hoqen nga kush dhe pse asgje nuk dime
    Aparati tensionicdo 2 vjet
    corapet per vena cdo dy 6 muja,kepuc sandale cdo 6 muaje syzet
    per glaucome duhen cdo vite esht semundje qe ndryushon
    une nuk kam munder te rregulloj protez tash 1 vite dentisti,po ashtu syzet .
    shume flitet per te moshuarit por nuk kane nje qebderpas spitali nuk i ndane thirrjet p.sh 50 pacoente ne oren 0
    50 te tjer ora 10
    50 tjer 11 e me radhe.
    pacientet me hollim gjku shifen si njerz te merzitshem dhe qysh ne desk i flakin jasht duke thene nuk esht dr.hajde neser.
    merr ne telefon
    po ky pacient nuk ka faje sepse i vjen pergjigja e biopsise kancer duhet operohet me domosdo.sa me shpejt
    nuk e besojn te tjeret por nje pacient kishte nje pucerr te vogel i thane operoj.e shtyni 1o dite ju desht te hiqte krejt lekuren e veshite.Pacinetit i thote zonjes ne deskedesk kam me u operua pasneser per kancer e me duhet letra e dr.ajo i thote hajdes nese
    po kur ta baj anlizen qe klinika i bene tjeterkunde analizat apo duhet shtyhet operacion
    dretori e ushqimit dhe e shendetit mendojm te leshojn udhzime compjuterike gjith qendrave mjeksore ne amerik per favoret e domosdoshme te semurve me hollim gjaku
    te gjindet ndonje metode e re per analizen e gjakut ne cdo bllok te cdo qyteti
    te favorizohet transportimi i tyre greatsie.Ata hane njerz qe e shofin vdekjen me sy
    vetem cfare te bejn kudesi shendetsore ne amerik e zoti asnje shpres tjeter nuk kane

    Koment nga Fatbardh Doci S.C. New York — 24 Shtator, 2012 @ 3:51 pm | Përgjigjuni

  2. Me fali aty ku esht nga ora O duhet ora 9 d.m.th mos ket grumbull por vargzim takimesh
    a ka mundei cdo qender blloku te ket aparat automatik pr matjen e hollonmiti apo trashjes gjakutM
    me shpres se departamenti i shendtit do te nderhyne

    Sinqerisht
    Fatbardjh Doci

    Koment nga Fatbardh Doci S.C. New York — 24 Shtator, 2012 @ 3:59 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: