Astrit Lulushi’s Blog

Shtator 11, 2012

Qëndrimi ndaj të qarave të foshnjeve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pothuajse 50 për qind e foshnjeve gjatë 6 muajve të parë kanë probleme me gjumin.

Kjo gjithashtu nënkupton netë pa gjumë për prindërit – si dhe lodhje dhe dyfishim të rrezikut të depresionit për nënat.

Dilema është e lashtë – a duhet marrë në duar foshnja që qan pa shkak të njohur, apo duhet lënë të qajë deri sa ta zerë gjumi?

Autorët e studimit sugjerojnë se lënia e foshnjes të qajë deri sa t’a zerë gjumi ndihmon nënën dhe nuk e dëmton foshnjën. Por pavarësisht këtyre rezultateve, kjo praktikë është debatuar mes prindërve dhe ekspertëve për shkak të shqetësime se mund të shkaktojë dëme afatgjatë për fëmijët, duke përfshirë dëmtimin e marrëdhënieve prind-fëmijë dhe rritjen e nivelit të stresit tek fëmijët.

Studim i ri në revistën “Pediatrics” që i shtohet studimeve të tjera mbi këtë çështje, tregon se përgatitja e prindërve për të trajtuar rastet kur foshnjet qajnë, ndihmon edhe foshnjet për t’u zhvilluar e përshtatur jetës.

Prindërit në studim mësuan teknikën e mos-ndërhyrjes që gradualisht i distancoi ata nga ndikimi i të qarave – prindërit dhe foshnjet përmirësuan cilësinë e gjumit të tyre dhe nënat treguan një përmirësim të dukshëm të shëndetit mendor.

Një shqyrtim kur këto foshnje kishin arritur moshën 6 vjeçare, tregoi se nga kjo mënyrë kujdesi femijët nuk kishin pësuar asnjë dëm afagjatë.

Sipas ekspertëve, prindërit nuk duhet të ndjehen fajtorë në se nuk ndërhyjnë dhe e lenë foshnjen të qajë deri sa t’a zerë gjumi.

Advertisements

1 Koment »

  1. Link exchange is nothing else but it is simply placing the
    other person’s web site link on your page at proper place and other person will also do similar in favor of you.

    Koment nga Face Buzz — Korrik 24, 2013 @ 11:14 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: