Astrit Lulushi’s Blog

15 Shtator, 2012

Paralajmërim ndaj kremrave kundër dhimbjeve


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Administrata amerikane për Ushqime dhe Barna (FDA) thotë se kremrat dhe xhelatinat që përdoren për fërkimin e muskujve dhe kyçeve të lënduar mund të shkaktojnë dëme në lëkurë.

Ndër kremrat që mund të shkaktojnë djegie të rënda kimike përfshihen – Ben-Gay, Icy Hot, Capzasin dhe Flexball.

FDA thote se ka pasur 43 raste të raportuara për djegie kimike të lëkurës – disa prej të cilave kanë kërkuar kujdes spitalor – nga përdorimi i këtyre kremrave.

Kremrat për fërkim kundër dhimbjeve përmbajnë mentol dhe methyl salicylaten, të cilat ngrohin lëkurën. Por shumë prej problemeve më të rënda ishin ato që përmbanin më shumë se 3 për qind mentol apo 10 për qind methyl salicylate.

Administrata për Ushqime dhe Barna këshillon;

– Mos përdorimin e këtyre kremrave për lëkurë të dëmtuar ose të acaruar.

– Mos lidhjen me fasho të pjesës së fërkuar.

– Mos përdorimin e kompresave të ngrohta, shishe me ujë të nxehtë, ose llamba ngrohjeje në pjesën e lyer me kremra të tillë.

– Mos përdorimin e tyre në sy, hundë, gojë apo zona të tjera të ndjeshme.

– Kërkimin e ndihmës mjekësore nëse ndjehet dhimbje pas aplikimit në lëkurë.

1 Koment »

  1. Pershendetje, desha te dija nese keto kremra shkaktojne ekzeme dhe nese po, cfare perdoret aktualisht ne shba per ta kuruar ekzemen ose dermatitin alergjik. Ju faleminderit

    Koment nga Valbona — 31 Tetor, 2012 @ 10:27 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: