Astrit Lulushi’s Blog

29 Shtator, 2012

Femijët mbi peshë dhe ushtrimet fizike

Filed under: Biologji,Mjekesi,sociologji — astritlulushi @ 3:18 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Vetëm aktiviteti i organizuar fizik nuk mjaftojn që fëmijët të humbasin peshën e tepërt.

Urtësia konvencionale thotë se veprimtaritë fizike janë të ndësishme për të rënë nga pesha. Por tani, një studim i ri në revistën e shoqatës britanike të mjekësisë thotë ndryshe.

Mbipesha në rritje mes fëmijëve është shqetësim global. Humbja e saj kërkon një regjim të fortë, dhe mes regjimeve kundër mbipeshës për fëmijët përfshihen edhe programe të aktivitetit fizik në shkolla.

Shkencëtarët shqyrtuan rreth 30 studime të më parëshme ku përfshihen mbi 14 mijë fëmijë nën moshën 16 vjeç dhe vunë re se programet e aktivitetit fizik luajnë vetëm një rol të kufizuar në uljen e yndyrës së trupit ose indeksit të masës së trupit.

Arsyeja, thonë ata, është se këto programe kanë prirje për të zevendësuar aktivitetet e tjera jashtëshkollore, pa të cilat aktiviteti i fëmijëve nuk është i mjaftueshëm për humbjen e peshës së tepërt trupore.

Megjithatë, autorët e studimit vunë re se aktiviteti fizik i organizuar mes fëmijëve ende ofron përfitime të tilla si përmirësimin e koordinimit, shtimin e vetë-besimit, dhe pjesmarrje në jetën shoqërore.

1 Koment »

  1. Pershendetje,eshte mese e vertete qe obeziteti eshte shtuar se tepermi dhe nga studimet po rritet dhe po shkon rreth 2miliard njerez ne bote.Ne Europe qe nga viti 1985 nr i njerezve obeze eshte 3-uar dhe shume shpejt do perbeje epidemine me te re prandaj duhet bere cmos qe te hartohen strategji globale per minimizimin dhe parandalimin POR SIC THOTE HIPOKRATI PERPIQUNI QE PER FEMIJET TUAJ USHQIMI TE JE ETE ILACI JUAJ I PERDITSHEM Me respekt dr.Besmira Zama .

    Koment nga besmirazama — 6 Tetor, 2012 @ 9:39 am | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: