Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 2, 2012

Fëmijët dhe dygjuhësia

Filed under: Psikologji,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 4:41 am
Tags: , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një studim i kohëve të fundit botuar në revistën “Psychological Science” tregon se duke folur më shumë se një gjuhë njerëzit mund të përmirësojnë aftësinë për të kontrolluar sjelljen dhe të përqëndrojnë vëmendjen.

Por a ka ndonjë përparësi dygjuhësia për fëmijët para se ata mund të flasin në fjali të plota? Dihet se fëmijët dygjuhësh mund t’a kuptojnë nëse një person është duke folur njërën ose tjetrën prej gjuhëve të tyre amtare, madje edhe kur flitet pa zë, por vetëm duke parë lëvizjen e buzëve ose të mimikës.

Autorët e studimit donin të mësonin nëse foshnjet dygjuhësh mund t’a bënin këtë dallim edhe midis dy gjuhëve të panjohura. Shkencëtarët zgjodhën foshnje mbi 8-muajsh – 50 për qind e të cilëve jetonin në familje ku fliteshin dy gjuhë (spanjisht dhe katalonase) dhe 50 për qind jetonin në familje ku flitej një gjuhë, vetëm spanjisht ose vetëm katalonase.

Studiuesit vëzhguan nëse këta fëmijë, që ende nuk kishin arritur moshën për të folur, mund të bënin dallim mes anglishtes dhe frëngjishtes, që për ata ishin gjuhë të padëgjuara ndonjëherë. Autorët zbuluan se foshnjet në familje ku fliteshin dy gjuhë, mund t’a bënin dallimin duke ndjekur lëvizjen e gojës, buzëve dhe mimikës së personit që fliste. Ndërsa foshnjet në familje ku flitej vetëm një gjuhë nuk ishin në gjendje t’a bënin këtë dallim. Këto rezultate sugjerojnë se foshnjet që jetojnë në mjedise dygjuhëshe janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve pamore apo shenjave të shoqëruara me tinguj në gjuhë të ndryshme.

Advertisements

1 Koment »

  1. Dygjuhesia eshte mire ku nuk asimilohet gjuha amtare , e them kete sepse shume familje shqiptare sidomos ne Greqi ,brezi i dyte i shqiptareve po e harron gjuhen shqipe sepse flet vetem greqisht

    Koment nga mondi — Nëntor 27, 2012 @ 9:16 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: