Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 5, 2012

Neandertalët dhe Njerëzit; lidhje të lashta?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për të zbuluar përse Neandertalët janë më të lidhur me njerëzit jashtë Afrikës, shkencëtarët e Harvardit dhe Institutit Max Planck kanë vlerësuar periudhën kur Neandertalët dhe të parët e evropianëve të sotëm bashkëjetuan.

Studimi, i botuar në revistën PLoS Genetics, ofron një kontekst të ri historik mbi përzierjen midis këtyre dy qenieve. Studimi sugjeron se kjo ka ndodhur kur njerëzit modernë të periudhës së Epërme Paleolitite hasën Neandertalët ndërsa këta zgjeroheshin jashtë Afrikës.

Kur gjenomi i Neandertalëve u rendit në vitin 2010 u zbulua se njerëzit jashtë Afrikës kishin më shumë variante të përbashkëta gjenetike me Neandertalët sesa këta të fundit kishin me afrikanët. Një skenar që mund të shpjegojë këtë konstatim është se njerëzit modernë u përzien me Neandertalët, kur këta dolën nga Afrika. Një alternativë tjetër, por më komplekse, është skenari se popullatat afrikane stërgjyshore të të dyve – Neandertalëve dhe Njerëzve – mbetën të ndarë për disa qindra mijëra vjetë, dhe se njerëzit më të lidhur me Neandertalët ishin ata qe lanë pas Afrikën.

Shkencëtarët matën gjatësinë e pjesëve të ADN-së në gjenomin e evropianëve që janë të ngjashme me Neandertalët. Përderisa rikombinimi midis kromozomeve zvogëlon gjatësinë e pjesëve të tilla; sa më shumë breza kalojnë, pjesët e lidhura me Neandertalët do të jenë të shkurtëra sa më shumë kohë që ato shpenzuan në gjenomin e njerëzve të sotëm.

Vlerësimi i shkencëtarëve tani është se Neandertalët dhe njerëzëzit modernë për herë të fundit shkëmbyen gjene mes 37 mijë dhe 86 mijë vjetë më parë. Kjo i përket një periudhe kur njerëzit modernë kishin kohë që ishin shfaqur jashtë Afrikës, por ende nuk kishin filluar të përhapeshin në të gjithë Euroazinë. Kjo sugjeron se Neandertalët (ose të afërmit e tyre) kishin fëmijë me paraardhësit e drejtpërdrejtë të njerëzve të sotëm jashtë Afrikës.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: