Astrit Lulushi’s Blog

Tetor 26, 2012

Studim mbi rastet e vdekjeve nga armët e zjarrit

Filed under: Kulture,sociologji — astritlulushi @ 7:12 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Amerikanët kanë gati dy herë më shumë gjasa të vdesin nga një plagë me armë zjarri se sa nga SIDA – rreth 30 njerëz vriten me armë zjarri çdo ditë në SHBA.

Një studimi i ri sugjeron se reformimi i politikave të tanishme mbi armët e zjarrit mund t’a uli këtë numër.

Më shumë se 31 mijë njerëz vdesin çdo vit në Shtetet e Bashkuara nga armët – përfshi vrasje në masë, si ato nga të shtënat e verës së kaluar në një kinema në qytetin Aurora të shtetit Kolorado – dhe kjo është një përqindje e vogël e dhunës me armë që ndodh çdo ditë.

Numri i të vrarëve nga armët e lehta cilësohet si jashtëzakonisht i lartë për një vend të pasur si Amerika. Ky nivel është 20 herë më i lartë se mesatarja e të vrarëve me armë të ngjashme në të gjitha vendet me të ardhura të larta.

Një raporti i publikuar me 24 tetor nga studiues të shëndetit publik pranë universitetit Johns Hopkins, parashtron disa mënyra se si mund të pakësohet numri i viktimave nga armët e zjarrit.

Më kryesorja është që invidët e cilësuar si të rrezikshëm të ndalohen të zotërojnë armë zjarri – ndër ta përfshihen – kriminelë dhe ata të dënuar për kundërvajtje të dhunshme – ushtruesit e dhunës në familje – abuzuesit e drogës – njerëzit me histori të sëmundjeve të rëndë mendore – dhe të rinjtë nën moshën 21 vjeç.

Në shumicën e shteteve, këta individë mund të zotërojnë ligjërisht armë zjarri. Madje kohët e fundit, disa shtete e kanë bërë më të lehtë procesin e blerjes së armëve.

Autorët e studimit sugjerojnë se publiku i përgjithshëm dhe një shumicë e pronarëve të armëve duhet të përkrahin reformën ligjore mbi armët për t’i mbajtur ato larg nga personat me rrezikshmëri të lartë, pasi kështu do t’u shpëtonin jetën shumë njerëzve të pafajshëm.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: