Astrit Lulushi’s Blog

2 Nëntor, 2012

Që pesha e humbur të mos kthehet


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Dihet se shumë dieta ndihmojnë për të rënë nga pesha, por sfida është që pesha e humbur të mos kthehet.

Shkencëtarët në qëndrën Stanford për kërkime në fushën e parandalimit të sëmundjeve sugjerojnë se njerëzit duhet të dijnë se si t’i shmangin kilogramët e humbur para se t’i humbin ato.

Studiuesit thonë se pasi bien nga pesha, njerëzit kanë prirje për të hequr dorë nga ndryshimet e bëra në stilin e jetesës gjatë dietës me ushqime të shëndetëshme dhe ushtrime fizike  – ndoshta të kënaqur me veten dhe me atë që kanë arritur fizikisht.

Studimet kanë treguar se brenda vitit të parë pas ndërprerjes së një dietës, njerëzit  vënë përsëri 30% deri 50% të peshës humbur.

Shkencëtarët donin të dinin nëse njerëzit mund të mësohen se si t’a ruajnë peshën e humbur.

Ata shqyrtuan gjendjen e 267 grave mbipeshë dhe tepër mbipeshë për 28 javë, duke i ndarë në dy grupe.

Një grup shpenzoi 8 javët e para për të mësuar aftësitë e ruajtjes së peshës së humbur.

Grupi tjetër u përqëndrua në humbjen e peshës dhe shpenzoi 8 javët e fundit për të mësuar se si t’a ruante peshën e humbur.

Në fund të 28 javëve, gratë në të dy grupet kishin humbur 10 kilogram të peshës trupore.

Një vit më vonë, gratë e grupit të parë kishin rifituar mesatarisht vetëm 1 kilogram nga pesha e humbur, ndërsa gratë e grupit tjetër kishin rifituar rreth 4 kilogram.

Pra, sa më të informuar para fillimit të dietës, aq më pak gjasa që kilogramët e humbura të kthehen.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: