Astrit Lulushi’s Blog

Nëntor 27, 2012

Aroma dhe Truri


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Aroma mund të rikthejë kujtimet. Era e një parfumi të caktuar mund të rikrijojë vizionet e një dashurie të parë dhe mund të nxisë ngushëllim, siç mund të dëshmojë çdo praktikues i therapisë me aromë (aromatherapy).

Aroma mund t’a nxisë njeriun për të blerë diçka – dhe kjo është arsyeja pse shitësit e zgjuar të pronave të patundshme shpesh pjekin biskota në shtëpitë që ata përpiqen të shesin – aroma e biskotave u rikujton blerësve atmosferën e ngrohtë e të ëmbël mikëpritëse që kanë provuar ne periudha të caktuara të jetës së tyre.

Ekspertët e marketingut në Universitetin e Shtetit Washington (WSU) dhe të Universitetit Saint Gallen në Zvicër, kryen kërkime për të gjetur se cilat aroma janë më të efektshme në joshjen e konsumatorëve për të blerë. Rezultatet e botuara në revistën e shitjeve me pakicë (Journal of Retailing) tregojnë se aromat e thjeshta janë më të efektshme.

Shkencëtarët ekspozuan qindra blerës zviceranë para një parfumi të thjeshtë me aromë portokalli dhe një tjetër parfum të përzier me aroma portokalli, borziloku dhe çaji jeshil. Një vështrim në faturat e blerjes, zbuloi një rritje të shitjeve kur aroma e portokallit ishte në ajër.

Një parfum i thjeshtë është gjithashtu një përfitim për të mësuar. Shkencëtarët u ofruan studentëve në kushte të ndryshme parfum, ndërsa punonin për zgjidhjen e ushtrimeve a problemeve në klasë. Studentët zgjidhën shumë probleme në më pak kohë kur parfumi i thjeshtë ishte në ajër, dhe arritën të zgjidhnin më pak probleme gjatë së njëjtës kohë kur një parfum me aroma të përziera ishte në ajër ose kur në ajër nuk kishte ndonjë lloj parfumi.

Autorët e studimit thonë se një aromë e thjeshtë është më e lehtë për t’u përpunuar nga truri, duke e bërë njeriun të përqëndrohen më mirë në të menduar, në të punuar … apo në bërje pazari.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: