Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 8, 2012

Trajtim kirurgjik i Alzheimerit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

alzheimerSëmundja Alzheimer u grabit viktimave kujtesën dhe aftësinë për të kryer veprimet më elementare. Pacientë me këtë sëmundje trajtohen me barna, por pa sukses. Edhe ilaçet eksperimentale kanë dështuar për të kuruar ose ngadalësuar keqësimin e sëmundjes.

Mjekët vazhdimisht janë duke kërkuar për metoda të reja trajtimi. Metoda më e fundit është ndërhyrja kirurgjike, duke implantuar një stimulues kardiak për të nxitur trurin.

Pajisja vendoset në gjoksin e pacientit. Fijet e holla të telave kalojnë nën lëkurë,  në kafkë dhe pastaj thellë në tru për të ofruar një stimulimit elektrik.

Nga kjo metodë e re eksperimentale, edhe mjekët  janë të emocionuar, pasi ajo ofron të kuptuarit e kujtesës dhe se si punon e ripërshtatet truri i të sëmurit me Alzheimer.

Një pajisje e njëjtë është përdorur zakonisht për të luftuar simptomat e sëmundjes Parkinson. Mjekët në qendrën spitalore Johns Hopkins janë të parët që kryejnë këtë procedurë.

Ndërsa mjekët në Kanada kanë kryer gjashtë implante stimuluesish të trurit për pacientët me Alzheimer dhe deri tani rezultatet janë të mira. Ajo që ata janë duke shpresuar është që kujtesa të përmirësohet ose humbja e saj të  vonohet. Alzheimeri prek kryesisht të moshuarit.

Stimuluesi për të luftuar Alzheimerin është ende në fazën eksperimentale, por çdo optimizëm e shpresë është i mirëpritur nga mjekët, pacientët dhe familjet e tyre.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: