Astrit Lulushi’s Blog

14 Dhjetor, 2012

Një trajtim i shpejtë i depresionit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Një lajm i rëndësishëm për miliona vetë që luftojnë depresionin – 1 në10 amerikanë marrin barna kundër depresionit dhe ky trajtim zgjat me javë apo muaj.

Por në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit, neuro-shkencëtarët po provojnë një grup të ri barnash kundër depresionit që mund të ofrojnë një mënyrë të re për luftimin e depresionit brenda një kohe shumë të shkurtër; jo javë e muaj, por vetëm disa orë.

Ilaçet tipike që përdoren sot kundër depresionit vënë në shenjestër serotonin në tru – një kimikat që kontrollon lumturinë, dhe rezultatet e trajtimit me këtë grup barnash mund të shihen vetëm pas 4 deri 6 javësh. Ndërsa ilaçi i ri, që është duke u eksperimentuar, vepron krejt ndryshe pasi në shenjestër vë sistemin glutomate në tru, duke ndikuar tek neuronet që kontrollojnë gjendjen shpirtërore a psikologjike, dhe rezultati apo ndryshimi i gjendjes së pacientit mund shihet brenda pak orëve.

1 Koment »

  1. po e lexuam me vemendje dhe presim nje dite qe nga sistemi i sherimit ne Seroton te kalojme ne sistemin me te shpejt qe eshte sistemi Glutomat ne tru

    Koment nga alfred — 14 Dhjetor, 2012 @ 7:52 pm | Përgjigjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: