Astrit Lulushi’s Blog

16 Dhjetor, 2012

Mbipesha dhe depresioni, shkaktarë të gjendjes së përgjumur gjatë ditës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikë

Gjendja e përgjumur gjatë ditës po bëhet një dukuri gjithnjë e më e përhapur.

Shkencëtarët në universitetin shtetëror të Pensilvanisë (Penn State) shqyrtuan rreth 1 mijë e 700 të rritur dhe arritën në përfundimin se obeziteti dhe stresi emocional janë shkaqet kryesorë të “epidemisë” së tanishme të gjendjes së përgjumur dhe lodhjes gjatë ditës. Gjumi i pamjaftueshëm dhe apnea (pengim i frymëmarrjes gjatë gjumit) gjithashtu luajnë rol, dhe të dyja janë të lidhura me presionin e lartë të gjakut, sëmundje të zemrës, goditjet në tru, depresionin, diabetin, mbipeshën dhe aksidentet.

Epidemia e përgjumjes shkon paralel me epideminë e obezitetit dhe stresit psiko-social, thuhet në studim.

Në studim, 222 të rritur raportuan përgjumje të tepruar gjatë ditës dhe 7 vjet më vonë gjendja e tyre rezultoi mbipeshë. Rezultatet gjithashtu treguan edhe se tek individët të cilët humbën në peshë, përgjumja e tepruar u përmirësua.

Ky është studimi i parë që tregon se depresioni dhe mbipesha janë faktorë më të fortë të rrezikut për ri-kthimin e përgjumjes së tepëruar gjatë ditës.

Ashtu si gjumi i pamjaftueshëm dhe apnea, edhe gjendja e përgjumur gjatë ditës lidhet me rreziqe shëndetësore, duke përfshirë aksidentet në punë ose me makinë.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: