Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 18, 2012

Në kërkim të një kure për depresionin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Për herë të parë, shkencëtarët kanë gjetur prova se një kimikat në tru i quajtur glutamate është i lidhur me sjelljen vetëvrasëse. Kjo ofron një shpresë të re për përpjekjet për të parandaluar njerëzit nga marrja e jetës së tyre. Glutamate është një amino acid që dërgon sinjale mes qelizave nervore dhe ka qenë prej kohësh një i dyshuar në kërkim të shkaqeve kimike të depresionit.

Studimi i botuar në revistën Neuro-psycho-pharmacology, thotë se një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh në fushën e psikiatrisë eksperimentale kanë gjetur provën e parë se glutamate është më aktiv në trurin e njerëzve që përpiqen për vetëvrasje.

Kjo gjetje është e rëndësishme sepse tregon ekzistencën e një mekanizmi, por edhe sepse ofron një këndvështrim të ri për trajtimin e depresionit dhe vetëvrasjes. Për trajtimin e depresionit, shkencëtarët janë përqëndruar në një neuro-transmetues të quajtur serotonin, por pa shumë rezultat. Prandaj edhe studimi thekson se është e nevojëshme që fokusi në trajtimin e depresionit tani duhet të kthehet tek glutamate.

Autorët gjithashtu shpjegojnë përse studimet e mëparëshme e kanë parë inflamacionin në tru si një faktor rreziku për vetëvrasje. Ata gjetën se personat që tentojnë vetëvrasje kishin mbi dy herë më shumë  acid quinolinic në lëngun e shtyllës kurrizore, dhe se trupi prodhon acid quinolinic si pjesë e përgjigjes imune ndaj inflamacionit.

Barnat anti-glutamate janë ende në zhvillim, por së shpejti mund të ofrojnë një mjet premtues për parandalimin e vetëvrasjes. Në fakt, studimet e fundit klinike kanë treguar se metoda ketamine anestezion – e cila pengon dërgimin e sinjaleve glutamate mes qelizave nervore të trurit – është jashtëzakonisht efektive në luftimin e depresionit, edhe pse efektet e saj anësore e parandalojnë të përdoret gjerësisht sot.

Autorët e studimit thonë se mjekët duhet të jenë të vetëdijshëm se inflamacioni në tru është shkas i mundshëm për sjellje vetëvrasëse. Në të ardhmen, nga mostrat e gjakut të marra nga pacientët me inflamacione në tru mjekët mund të zbulojnë herët dhe të parandalojnë gjendjet depresive që i shtyjnë njerëzit në vetëvrasje. Prandaj është e rëndësishme që mjekët e kujdesit parësor shëndetësor dhe mjekët psikiatër të punojnë ngushtë së bashku për këtë çështje, thuhet në studim.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: