Astrit Lulushi’s Blog

Dhjetor 25, 2012

Historia përballë zhvillimit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Pak vetë e dinë se piramida e Keopsit dhe dy piramida të tjera në pllajën e Gizës në Egjipt për pak sa nuk u rrënuan qëllimisht rreth 170 vjet më parë.

Dhe ironia është se këto thesare të lashta e testamente të historisë së hereshme faraonike, do të flijoheshin si pjesë e një plani për të modernizuar Egjiptin. Sado e pa-konceptueshme sot kjo ide, sundimtari i Egjiptit në atë kohë e kishte seriozisht. Ai thoshte se me gurët e piramidave, kishte në plan të ndërtonte diga a pengesa për të shmangur përmbytjet e Nilit, që shkaktonin shumë fatkeqësi. Qëllimi i tij ishte humanitar, gjithësesi.

Ai gjithashtu njihet si hedhësi i bazave të Egjiptit si shtet modern. Sundimtari ishte shumë i rreptë dhe energjik. Shumë nga dëshirat e tij gjatë 44 vjetëve në pushtet (1805 – 1849) vartësit i merrnin si urdhëra – dhe shumë prej tyre u shndërruan në projekte të mëdha publike, duke përfshirë Kanalin e Suezit.

Por, piramidat shpëtuan; disa thonë për shkak të vështirësive finaciare, të tjerë mendojnë se sundimtari u plak dhe nuk kishte më energji si më parë. Por një shkrim në revistën Scientific Amerikan thotë se piramidat e Gizës nuk arritën të prisheshin, falë vonesave të qëllimshme nga inxhinjerët francezë pranë sundimtarit. Ata mendonin se prishja e piramidave do të ishte katastrofë përsa i përket trashëgimisë kulturore e historike botërore

Sundimtari ishte një ushtarak osman. Quhej Muhammad Ali, me prejardhje shqiptare, i cili më 1805 mori pushtetin në Egjipt, ku u caktua mëkëmbës i sulltanit, dhe mori gradën Pasha. Muhammad Ali Pasha kontrolloi vendin deri në vdekjen e tij më 1849, duke lënë pas një dinasti e cila qeverisi Egjiptit edhe për më shumë se një shekull.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: