Astrit Lulushi’s Blog

1 Janar, 2013

Teknologji – dy rekorde në skaje të kundërta


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Shkenca dhe Teknologjia shënuan disa arritje në vitin 2012, edhe në sajë të njerëzve të gatshëm për të rrezikuar jetën dhe shëndetin e tyre. Austriaku Felix Baumgartner theu rekord në hedhjen me parashutë nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës. Rrënia e tij kishte një shpejtësi supersonike para se të prekte tokën në juglindje të shtetit amerikan New Meksiko. Misioni i Baumgartnerit gjithashtu vendosi rekord të ri për fluturim me balonë. Gjatë një periudhe prej 20-minutash të rrënies ai arriti një shpejtësi prej 1343 klimometrash në orë.

Në ekstremin tjetër, regjisori i njohur James Cameron u bë aquanauti i  parë që udhëtoi i vetëm në thellësi ujore, duke u zhytur 11 kilometra nën sipërfaqen e Oqeanit Paqësor. Me skafin e tij të posaçëm, Cameron kreu 7 orë udhë vajtje-ardhje nënujë, dhe shpenzoi 3 orë në fund të oqeanit për të mbledhur mostra detare; organizma  mikrobiologjike, biologjike, astrobiologjike, si dhe kreu kërkime e studime gjeologjike dhe gjeofizike të shtresave nënujore.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: