Astrit Lulushi’s Blog

Janar 2, 2013

Cila ndodhi e para; ecja në këmbë apo këmba-dorës?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

humansIdeja tradicionale se paraardhësit e njeriut të sotëm zbritën këmbë-e-duar nga pemët dhe gradualisht filluan të ecin drejt në dy këmbë mund të jetë tepër e thjeshtuar.

Studimi i fosivele të paraardhësve të herëshëm të njeriut tregon se krahët e gjatë dhe gishtat e duarve iu përshtatën ngjitjes në pemë; ndërsa këmbët, kyçet, kofshët dhe aftësia e tyre lëvizëse iu përshtatën të ecurit drejt në dy këmbë. Përfundimisht, përshtatjet e pjesëve të sipërme të trupit për ngjitje në pemë nuk ishin më të nevojëshme dhe njeriu u bë ai që është sot. Por vetëm për shkak se paraardhësit e njeriut iu përshtatën ecjes me dy këmbë, mos do të thotë kjo se ata lanë pas rrugën e ngjitjes në pemë?

Disa studiues janë përpjekur t’i përgjigjen kësaj pyetje, jo thjesht duke studiuar skeletet e fosilizuar, por duke shqyrtuar sjelljet a veprimet e njeriut të sotëm. Ka njerëz që shpesh ngjiten pemëve për të mbledhur fruta, dhe ngjitja e tyre nuk ndryshon nga ajo e majmunit që mbahet e mbështet pas degëve. Edhe pse nuk janë aq të mirë në ngjitje, sa shimpanzetë, ata nuk janë as më keq – sipas statistikave, rastet e vdekjeve si pasojë e rrëzimeve është rreth 6.5 për qind, krahasuar me 4 për qind mes atyre që u ngjiten pemëve.

Shkencëtarë nga Universiteti Dartmouth shqyrtuan grupe njerëzish në Ugandë dhe Filipine, që jetojnë pyjeve. Ajo që tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve ishte se shpesh këta njerëz u ngjiteshin pemëve vetëm duke përdorur këmbët e tyre e duke lakuar trupin, çka i shtynë studiuesit të mendojnë se paraardhësit e herëshëm të njeriut ishin përshatur të ecnin drejt me dy këmbë përpara se t’i ishin përshtatur ngjitjes në pemë, ose te dyja menyrat mund te jene zhvilluar paralelisht.

Karakteristikat skeletore të këmbëve të njerëzve nën studim, gjithashtu, nuk ndryshonin nga ato të një njeriu që e ka kaluar jetën duke ecur asfalteve a trotuareve të një qytetit (në fakt, njerëzit që kalojnë dekada duke veshur këpucë me takë të lartë, përjetojnë një shkurtim të fibrave të muskujve të këmbëve).

Autorët e studimit thonë se ngjitja në pemë mund t’u ketë shërbyer paraadhësve të njeriut, si masë për të gjetur një vend të sigurt për mbrojtje a shlodhje. Kjo lëkund teorinë e deritanishme sipas së cilës, njerëzit e herëshëm fillimisht kishin ecur me duar-e-këmbë dhe pastaj u drejtuan, duke u ngritur, qëndruar e ecur me dy këmbë.

Rezulatet e studiumit, u publikuan më 31 dhjetor 2012 në “Proceedigns of National Academy of Science“. E veçanta e studimit gjithashtu është metodologjia e ndjekur, e cila nxjerr në pah vlerën e përdorimit të sjelljeve te njerëzve bashkëkohorë si modele për të kuptuar jetën e njeriut primitiv.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: