Astrit Lulushi’s Blog

Janar 6, 2013

Marrëdhënet afektohen nga një ndryshim gjenetik

Filed under: Biologji,Gjenetike,Kulture,Mjekesi,Shkence,sociologji — astritlulushi @ 2:19 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

geneticsKa, natyrisht, shumë arsye pse një person mund të ketë probleme në marrëdhëniet bashkëshortore, por është hera e parë që ndryshimi i një gjeni të veçantë lidhet me atë se si njerëzit sillen me njëri tjetrin.

Kohët e fundit, shkencëtarët në Institutin Karolinska, Suedi, zbuluan një lidhje midis një gjeni të veçantë dhe marrëdhënieve mes njerëzve. Rezultatet, të cilat u paraqitën në revistën shkencore PNAS, mund të çojnë në një kuptim më të mirë të problemeve të tilla si autizmi dhe fobia sociale.

Shkencëtarët mblodhën të dhëna nga shqyrtimi i mbi 550 binjakëve dhe partnerëve apo bashkëshorteve të tyre. Gjeni që ata studiuan shifrohet për një nga receptorët vasopressin – hormon që gjendet në trurin e njeriut dhe në pjesën më të madhe të gjitarëve. Shkencëtarët zbuluan se burrat që kanë një ose dy kopje të variantit të gjenit ‘allele 334’, shpesh sillen ndryshe në marrëdhënie me grate e tyre, krahasuar me burrat që nuk kanë këtë variant gjeni.

Prania e ‘allele 334’, që shkencetarët e quajnë edhe “gjeni i pabesisë”, tregoi se sa lidhje të forta një person mendonte se kishte me partnerin e tij. Burrat me dy kopje të ‘allele 334’ kishin dy herë më shumë gjasa për krizë martesore, në krahasim me ata tek të cilët ky gjen mungonte. Prania e gjenit ‘allele 334’ ndikonte edhe në perceptimin e këtyre marrëdhënieve nga grate. Për shembull, gratë e martuara me burrat që kishin një ose dy kopje ‘allele 334’ ishin, mesatarisht, më pak të kënaqura me marrëdhëniet e tyre sesa gratë e martuara me burrat të cilët nuk kishin ‘allele 334’.

Studimi paralajmëron se efekti i variacionit gjenetik ‘allele 334’, në këtë rast është relativisht modest, dhe kjo nuk mund të përdoret për të parashikuar me saktësi ndonjë të vërtetë se si dikush do të sillet në një marrëdhënie në të ardhmen.

Autorët e studimit shpresojnë se njohja më e madhe e efektit të vasopressinit në marrëdhëniet njerëzore një ditë do t’u japë një kuptim më të mirë shkencor shkaqeve të sëmundjeve të karakterizuara nga probleme me ndërveprim social, të tilla si autizmi.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: