Astrit Lulushi’s Blog

9 Janar, 2013

A mund të zvogëlohet rreziku i Alzheimerit nga barnat kundër tensionit?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brain alzheimerNjë lidhje e habitshme ndërmjet dy sëmundjeve; tensionit dhe demencës, sepse duke luftuar njërën, mund të luftohet edhe tjera – thuhet në një studim të ri.

Miliona njerëz marrin barna të njohur si beta-bllokues për të trajtuar tension e lartë të gjakut. Studim i paraqitur në Akademinë Amerikane të Neurologjisë (AAN) tregon se këto ilaçe gjithashtu mund të jenë duke zvogëluar edhe rrezikun e Alzheimerit dhe formave të tjera të demencës (degradim mendor që shoqërohet me humbje të kujtesës, simptome e Alzheimerit).

Shkencëtarët shqyrtuan rreth 750 burra të moshuar. Ata me tension të lartë që ishte trajtuar me beta-bllokues treguan më pak anomali të trurit se sa ata që kishin marë barna të tjera, ose nuk ishin trajtuar fare.

Gjithashtu, tek personat që kishin marrë beta-bllokues, në trurin e tyre u vu re një tkurrje shumë e vogël, e pallogaritshme.

Studimet e mëparshme kanë treguar se tensioni i lartë tek një njeri në moshë mesatare, është faktor i fuqishëm rreziku për demencë ne moshe te thyer.

Prandaj autorët e studimit të ri thonë se rezultatet e tyre mund të përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt vonimit ose parandalimit të shfaqjes se demencës.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: