Astrit Lulushi’s Blog

Janar 13, 2013

Truri dhe bindjet kundërthënëse


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

brain multitaskingShpesh bëhet pyetja se si njerëzit inteligjentë dhe të edukuar mund të besojnë se evolucioni është mit, se ngrohja globale është shaka, se vaksinat shkaktojnë autizëm, apo sistem ideologjik – i njohur për krime – ka qenë i mirë. Këto kundërthënie, shkencëtarët i shpjegojnë me atë që e quajnë logjike e shpërndarë në pjesë të izoluara të trurit, të krahasuara me dhomat e papërshkueshme nga uji të një anijeje.

Koncepti i funksioneve të trurit të fragmentuar, që veprojnë në bashkërendim apo në konflikt, ka qenë thelbi i psikologjisë evolucionare që në fillim të viteve 1990. Sipas kësaj ideje, gjithkush është hipokrit, dhe se truri ka evoluar si një organ për zgjidhjen e shumë problemeve; si një thikë zvicerane shumë funksioneshe, ose si një iPhone për shumë veprime njëherësh. Si në këto pajisje, thonë shkencëtarët, edhe në tru, nuk ekziston ‘e vetmja’ që krijon besime të brendshme të lira nga konflikti. Në fakt, truri është një koleksion pjesësh të ndryshme, që ndërveprojnë shpesh në konflikt me njëra-tjetrën. Një pjesë që e shtynë njeriun drejt ushqimeve të ëmbla dhe të yndyrshme në afat të shkurtër, është në konflikt me atë pjesë të trurit qe vëzhgon imazhin e trupit dhe shëndetit në afat të gjatë. Çdo pjesë e trurit është në konflikt për konkurrencë me njëra tjetrën, si p.sh., pjesa për altruizëm me atë për kopraci, ose pjesa e trurit për të thënë vërtetën me pjesën për të gënjyer.

Ky fragmentim i trurit ndikon, kur teoritë e reja shkencore bien në kundërshtim me besimet e vjetra dhe naive. Studimet kanë treguar se të rejat shkencore pranohen më lehtë kur ato pajtohen perafersisht me besimet e mëparshme naive, ndërsa deklaratat kontradiktore shkencore përpunohen më ngadalë dhe me më pak saktësi, duke sugjeruar se teoritë naive nuk jepen lehtë përballë një teorie shkencore reciprokisht të papajtueshme, dhe bashkëjetojnë me këtë teori për shumë kohë.

Përveç kësaj, logjika e ndarjes së trurit në dhoma të mbyllura, ndikohet nga emocionet morale, të cilat e çojnë njeriun të shtrembërojnë të dhënat dhe provat nëpërmjet një procesi të quajtur arsyetimi i motivuar. Preferenca politike, për shembull, motivon ithtarët të gënjejnë, qoftë edhe duke heshtur, për të mohuar ato që vërtetohen nga faktet mbizotëruese.

Ç’duhet bërë për shembjen e mureve që ndajnë këto “dhoma” të logjikës në tru? Formulë të vetme nuk ka. Por, shkencëtarët rekomandojnë qëndrimin sa më larg informacioneve te gabuara, thash-e-themeve, zhurmave të kota dhe njerëzve që gënjejnë.

Advertisements

1 Koment »

  1. Truri eshte organi me i specializuar ku ndahet ne dhomza ku informacinet e mara perpunohen dhe jep argumenta dhe analiza.Truri mbasi mer nje informacion te shumte ai i perpunon ne vertetesi apo ne te rreme.Truri konsumon shume kalori dhe don ushqime te shumellojshme, por ka hipoteza se kur lexon nje material per te bere nje analize apo argument ,informacioni vjen rrjellshem nga dhomzat i cili perpunohet dhe jepet me shpejtesi ,por duhet qe keto dhomza te kene nje baze te dhenesh te akumuluara, krahas kesaj eshte dhe geni intelegjences qe mund te jete i lindur apo i fituar gjate jetes. Truri eshte ne divergjence menihilizmin, genjeshtren dhe te verteten kjo mvaret nga karakteri i njeriut ne c’funksion e fut trurin..Teme studimore..

    Koment nga GRAMOZ — Janar 13, 2013 @ 9:09 pm | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: