Astrit Lulushi’s Blog

Janar 15, 2013

Efekt soditës


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

bystander effectMes njerëzve, në mjedis ku gjithçka është kolektive, indiferentizmi ose qëndrimi soditës është natyrë e dytë; individi, puna, prona, vendi, e të gjitha shpërdorohen; regjimet mbahen jo se duhen, dhe janë të fundit që bien.

Një person, mes një turme, gjithashtu mund t’a ketë më lehtë të shmangë përgjegjësinë personale për të ndërhyrë që të ndalë diçka që nuk shkon. Mosveprimi kolektiv përcjell tek individi kuptimin se “përcaktimi i gjendjes” është bërë dhe askush të mos përzihet.

Ky lloj qëndrimi quhet “Efekt soditës”, term i shkencës së psikilogjisë që i referohet fenomenit ku, sa më i madh numri i personave të pranishëm, aq më pak të ngjarë ka që njerëzit të ndërhyjnë për të ndihmuar një person në vështirësi. Kur një situatë jo e zakonëshme ndodh, vëzhguesi ka më shumë gjasa për të ndërhyrë nëse ndodhen pak dëshmitarë ose asnjë tjetër.

Efekti soditës është zbuluar relativisht vonë dhe quhet ndryshe “sindromi Genovese”, pas vrasjes brutale të Catherine “Kitty” Genovese në mars 1964 në Nju Jork – 28-vjeçarja, ndërsa po kthehej në shtëpi nga puna, u sulmua me thikë nga një person. Pavarësisht thirrjeve të saj për ndihmë, asnjë prej mbi 10 njerëzve që dëgjuan klithmat e saj nuk shkoi për t’a ndihmuar, ose të paktën për të lajmëruar policinë. Kjo sjellje tërhoqi së tepërmi vemendjen e shtypit a opëinionit, dhe që nga ajo kohë “Efekti soditës” është bërë temë studimi në fushën e psikologjisë sociale.

Dy faktorët kryesorë që kontribuojnë në efektin soditës, thonë studiuesit, janë së pari; prania e njerëzve të tjerë në një ngjarje jo të zakonshme krijon shpërndarje të përgjegjësisë, sepse kur ka dëshmitarë, individët nuk ndjehen për të ndërhyrë, pasi përgjegjësia për të vepruar është menduar të ndahet mes të gjithë të pranishmëve. Arsyeja e dytë është nevoja për sjellje në mënyrë korrekte dhe të pranueshme shoqërisht. Kur vëzhguesit e tjerë dështojnë për të reaguar, individët shpesh e marrin këtë si sinjal se një përgjigje nuk është e nevojshme ose jo e përshtatshme. Studimet kanë treguar se shikuesit kanë më pak gjasa për të ndërhyrë nëse situata është e paqartë.

Probabiliteti i ndihmës shpesh lidhet me numrin e spektatorëve – me fjalë të tjera; sa më i madh numri i të pranishmëve, aq më pak të ngjarë ka se çdo njëri prej tyre do të ndihmojë. Prania e kalimtarëve të tjerë në masë të madhe zvogëlon mundësinë e ndërhyrjes. Në përgjithësi, kjo besohet të ndodhë për shkak se ndërsa numri i soditësve rritet, çdo njëri prej tyre ka më pak të ngjarë t’a njohë situatën, t’a interpretojë incidentin si të jashtzakonshëm, dhe më pak gjasa ka për të marrë përsipër përgjegjësinë e ndërhyrjes.

Sipas një parim themelor të ndikimit shoqëror, njerëzit në situatë emergjente shohin njeri-tjetrin për të parë nëse ndonje prej tyre mendon se është e nevojshme për të ndërhyrë. Që të gjithë, duke bërë të njëjtën gjë (asgjë), arrijnë në përfundimin se përderisa askush nuk vepron, kjo do të thotë se ndihma nuk është e nevojshme, dhe kjo përbën  shembullin e injorancës pluraliste, ose provimit kolektiv.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: