Astrit Lulushi’s Blog

Janar 16, 2013

Shpresa të reja për të sëmurët me Alzheimer

Filed under: Gjenetike,Mjekesi,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 5:53 am
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

neurologyNjë nga karakteristikat kryesore të sëmundjes Alzheimer është prodhimi në tru i një molekule toksike e njohur si beta amyloid. Qelizat Microglial, mbrojtëse të sistemit nervor, nuk janë në gjendje për t’a eliminuar këtë substancë, e cila formon depozitat e quajtura pllakëza senile apo të plakjes.

Shkencëtarë nga Universiteti Laval dhe studiues në qendrën kërkimore CHU de Québec, pas 10 vjetë pune në laborator, kanë identifikuar një molekulë që stimulon aktivitetin e qelizave imune të trurit. Molekula, e njohur si MPL (lipidet monophosphoryl A) është përdorur edhe më parë në vaksina të ndryshme.

Tek minj me simptoma të Alzheimerit, injeksione të molekulës MPL gjatë një periudhe 12 javëshe eliminuan deri në 80% pllakëzat senile. Përveç kësaj, provat e aftësisë së minjve për të mësuar detyra të reja treguan përmirësim të rëndësishëm në funksionin njohës të tyre gjatë së njëjtës periudhë 12 javore.

Studiuesit shohin dy përdorime të mundshme të molekulës MPL; ajo mund të administrohet me injeksion intramuskular për njerëzit me Alzheimer për të ngadalësuar përparimin e sëmundjes; ose mund të përfshihet në një vaksinë të caktuar për të stimuluar prodhimin e antitrupave ndaj beta amyloidit. Vaksina mund të jepet për njerëzit që tashmë kanë sëmundje për të stimuluar imunitetin e tyre natyror, por mund të administrohet edhe si një masë parandaluese për njerëzit me faktorë rreziku për sëmundjen Alzheimer, thuhet në studim.

Advertisements

1 Koment »

  1. ALLAHU per cdo semundje ka zbritur edhe sherimin e saj.I mbetet njerezve ta zbulojne!

    Koment nga ILIR MEHMETI — Janar 16, 2013 @ 6:58 am | Përgjigjjuni


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: