Astrit Lulushi’s Blog

Janar 20, 2013

Eksplorimi i trurit vazhdon

Filed under: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Psikologji,Shkence,Teknologji — astritlulushi @ 7:51 pm
Tags: , , , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

fmriDëshira a nevoja për të kuptuar trurin është një nga eksplorimet më të mëdha shkencore në historinë e njerëzimit. Por metodat në dispozicion kanë qenë shumë të kufizuara deri kohët e fundit.

Zhvillimi i imazhit me rezonancë magnetike funksionale ose fMRI – aparat që përdoret për të vlerësuar në kohë reale aktivitetin e trurit duke matur ndryshimet në rrjedhjen e gjakut – hapi një peizazh emocionues për këtë eksplorim.

Tani, njëzet vjet pas publikimit të parë të studimit të trurit me fMRI, një grup shkencëtarësh të fushës së psikologjisë hedhin një vështrim mbi kontributet që metoda fMRI ka dhënë për të kuptuar mendimin njerëzor. Reflektimet e tyre u botuan në revistën e Shoqatës së Shkencave Psikologjike, “Perspectives on Psychological Science”.

Në dy dekadat e fundit, shumë studiues kanë përdorur fMRI në përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth trurit dhe mendjes, sjelljes dhe njohjes. Por jo të gjithë janë të bindur për dobinë e kësaj metode.

Vështrimi sjell mendime të psikologëve se si rezultatet e përftuara me MRI, kanë (apo nuk kanë) ndryshuar mënyrën se si shkencëtarët mendojmë mbi psikologjinë e njeriut dhe trurin.

Pavarësisht nga krijimi i shumë metodave të reja dhe nga rezultatet që rrjedhin nga kërkimet me fMRI, disa argumentojnë se fMRI ka bërë shumë pak në lidhje me njohjen dhe, në veçanti, ka bërë pak për të avancuar teoritë ekzistuese në lidhje me proceset njohëse.

Të tjerë thonë se fMRI ka ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si shkencëtarët mendojnë për plakjen e mendjes, dhe se fMRI mund të sigurojë gjithashtu një mënyrë më të drejtpërdrejtë për të matur dhimbjen.

Ka nga ata që vënë në dukje kontributet që fMRI ka sjellë në debatin e gjatë nëse veprimet njohëse rrjedhin nga një zonë e caktuar apo nga shumë a të gjitha zonat e trurit, ndërsa të tjerë theksojnë marrëdhëniet mes fMRI dhe teorive njohëse, duke sjellë dëshmi se si e para informon (ndihmon) të dytën dhe anasjelltas.

Vështrimi përmbledh edhe mendimin e skeptikëve që thonë se është përsosmëria e imazheve fMRI, që i bën metodat e tjera të përftimit të të dhënave të duken më pak bindëse.

Në përfundim, shkencëtarët argumentojnë se fMRI jep njohuri unike të të kuptuarit të njohjes, por e pranojnë se ka disa pyetje rreth fMRI për të cilat kurrë nuk do të gjendet përgjigje. Qasja më e mirë e problemit, thonë ata, është një ndërthurje e metodave të sjelljes dhe neuro-imazhit, me metodat e shumta të njohjes që përdoren në neuroshkencë.

Advertisements

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: