Astrit Lulushi’s Blog

20 Janar, 2013

SHBA – Vdekjet nga kanceri në rënie

Filed under: Biologji,Gjenetike,Mjekesi,Statistike — astritlulushi @ 1:52 pm
Tags: , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

cancersurvivalTë dhëna të reja konfirmojnë se shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga kanceri në Shtetet e Bashkuara është duke u ulur. Në vitin 2009, rastet e vdekjes nga kanceri ranë 20 përqind në krahasim me vitin 1991, kur vdekjet nga kjo sëmundje shënuan kulmin.

25 për qind e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara ndodhin për shkak të kancerit. Por shifrat e fundit nga Shoqata Amerikane e Kancerit tregojnë se sëmundja e ka humbur disi kontrollin e saj – rastet e vdekjeve vazhdojnë të pakësohen për 4 llojet kryesore të kancerit; të mushkërive, zorrës së trashë, të gjirit dhe prostatës. Përmirësime më të mëdha në mbijetesën kanë ndodhur për leukiminë dhe Limfomës-Hodgkin.

Edhe numri i rasteve të reja të kancerit është në rënie; megjithëse vihet re një rritje përsa i përket melanomës së lëkurës dhe kancereve në mëlçi, tiroide dhe pankreas. Gjatë dekadës së fundit rastet e kancerit pankreatik mes burrave dhe grave janë rritur ngadalë.

Studimi parashikon se në vitin 2013, në Amerikë do të ketë përafërsisht 1 milion e 700 mijë raste të reja kanceri dhe  600 mijë vdekje nga kjo sëmundje

Shoqata amerikane e Kancerit thotë se këto shifra mund të përmirësohen më tej nëpërmjet edukatës shëndetësore në parandalimin e kancerit për të gjithë segmentët e popullsisë –  me theks të veçantë në shtresat e varfëra dhe pakicat.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: