Astrit Lulushi’s Blog

Janar 25, 2013

Mirë apo keq – malinje apo beninje?


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

mikroskopA është i mirë apo i keq – malinje apo beninje? – pyetje që mundon shumë njerëz ndërsa presin për vizitë tek mjeku, rezultatin e një skanimi ose biopsie.

Trupi i njeriut përbëhet nga triliona qeliza që rriten, ndahen, duke krijuar qeliza të reja, dhe vdesin. Gjatë viteve të hershme të jetës së një njeriu, qelizat ndahen më shpejt që të lejojnë personin të rritet. Më vonë, shumica e qelizave ndahen vetëm kur lind nevoja për të zëvendësuar qelizat e vdekura ose për të riparuar të dëmtuarat.

Kanceri fillon kur qelizat rriten jashtë kontrollit. Në vend që të vdesin, qelizat e kancerit vazhdojnë të rriten dhe të formojnë reja, të cilat pushtojnë indet e tjera ose rriten brenda tyre, diçka që qelizat normale nuk e bëjnë.

Çdo qelizë ka ADN-në e saj. Në një qelizë normale, kur ADN-ja dëmtohet, qeliza ose e riparon dëmin ose vdes. Në një qelizë kanceroze, ADN-ja e dëmtuar nuk riparohet dhe qeliza nuk vdes, por ndahet dhe krijon qeliza të reja për të cilat trupi nuk ka nevojë. Këto qeliza të gjitha kanë të njëjtën ADN abnormale si qeliza e parë që i krijoi. Njerëzit mund t’a trashëgojnë ADN jo-normale. Ndonjëherë dëmtimi i ADN-së mund të ndodhë për shkaqe të jashtme a mjedisore, si për shembull pirja e duhanit apo ekspozimi i tepruar në diell.

Por gjithësesi, saktësisht, shkaktari i vërtetë i kancerit ende nuk dihet. Në shumicën e rasteve, qelizat e kancerit formojnë tumore (ënjtje). Disa lloje kanceresh, si leucemia, rrallë formojnë tumore, por qelizat e kancerit shkojnë në gjak, organe dhe inde. Ndërsa kanceri përhapet, qelizat e kancerit udhëtojnë shpesh në pjesët e tjera të trupit ku fillojnë të rriten dhe të formojnë tumore të reja. Ky proces përhapjeje është quajtur metastazë (transferim – kalim i sëmundjes nga një pjesë e trupit në tjetrën).

Pa marrë parasysh se ku mund të përhapet, kanceri merr emrin e organit ku fillon. Për shembull, kanceri i gjirit që është përhapur në mëlçi, quhet kancer metastazik i gjirit dhe jo, kancer i mëlçisë. Gjithashtu, kanceri i prostatës që është përhapur në kocka, quhet kancer metastazik i prostatës dhe jo, kancer i kockave. Lloje të ndryshme të kancerit mund të veprojnë ndryshe. Për shembull, kanceri i mushkërive dhe kanceri i lëkurës rriten me ritme të ndryshme, si dhe u përgjigjen trajtimeve të ndryshme.

Jo të gjithë tumoret janë kancerozë. Tumoret jo-kancerozë quhen beninje, sepse janë lokalë dhe nuk kanë aftësi të përhapen, por mund të shkaktojnë probleme, mund të rriten duke shtypur organet e shëndetshme dhe indet pranë. Kur krijohet në tru, tumori beninjë mund të shkatërrojë struktura të tjera të trurit, duke rezultuar në paralizë, probleme në të folur, dhe madje edhe vdekje. Por tumoret beninje nuk pushtojnë indet e tjera, nuk përhapen në pjesët e tjera të trupit, dhe mund të trajtohen duke shmangur rrezikun për jetën.

Në përgjithësi, tumoret malinje rriten shumë më shpejt se tumoret beninje, por ka edhe përjashtime. Disa tumore malinje (kanceroze) rriten shumë ngadalë, ndërsa disa tumore beninje rriten me shpejtësi. Dhe ndërsa tumoret beninje mund të përsëriten pranë vendit të tumorit fillestar – tumoret malinje përsëriten në organe të largëta, të tilla si tru, mushkëri, mëlçi, eshtra, në varësi të llojit të kancerit.

Ekzistojnë edhe analiza (skanime, biopsi) që mund të bëhen për disa lloje kanceresh në mënyrë që të diagnostikohen sa më shpejt të jetë e mundur në fazë fillestare ose para se të jenë përhapur. Në përgjithësi, sa më herët një kancer të diagnostikohet dhe trajtohet, aq më të mira janë shanset për të mbijetuar.

Disa burime:
http://www.cancer.org., Last Medical Review: 03/21/2012
American Cancer Society. The History of Cancer
National Cancer Institute. Surveillance Epidemiology and End Results

3 Koment »

  1. Pershendetje luka une jam nga kosova -Ferizj. Kam nje pyetje per ty , kam nje te afer shume te semur ai ka tumor malinje ne mushekri , njera musheki eshte e gjitha e kapluar nga tumori ndersa mushkria tjeter veq sa ka filluar diagonoza eshte kjo : A DENOQUAMOUS CARCINOMA PULMO I:DEX . Sa i perket analizave te gjitha i kan dalur ne rregull , si ajo e eshtrav , ajo e gjakut ,e melqis , e lukthit , e stomakut … te gjitha , mirpo pacienti me par ka pasur sendimentin 130 ndersa tasht ka vetem 70 , ketu doktorret po na keshillojn qe me ba kimioterapi sa eshte e arsyeshme kjo .

    Koment nga ademaj1992@live.de — Prill 11, 2015 @ 5:50 pm | Përgjigje

  2. Pershendetje Dr.
    Desha tjua shtroj nje pyetje Nena ime ka kancer ne fyte eshte operuar operimi eshte kryer me sukses. Mirpo ka pas kancer malinje analiza ju eshte kthyer keq tash eshte ne pritje te behet analiza e ta marim rezultatin e kimioterapis..desha tju pyes se qofse i mer aka sherim a ka gjasa per jete.
    Edhe desha tju tregoj se mbas operimit gjendjen eka mire apetit ka shumm a eshte mire apo keq.?

    Koment nga vlera — Maj 13, 2015 @ 12:58 pm | Përgjigje

  3. android sdk manager starten

    Mirë apo keq – malinje apo beninje? | Astrit Lulushi’s Blog

    Pasgjurmim nga android sdk manager starten — Maj 11, 2016 @ 2:41 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: