Astrit Lulushi’s Blog

2 Shkurt, 2013

Përditësohen udhëzimet për trajtimin e viktimave të goditjeve në tru


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

heartMarrja e kujdesit të menjëhershëm mjekësor pas një goditje në tru mbetet element shumë i rëndësishëm në trajtimin dhe shërimin e një pacienti. Për herë të parë që prej vitit 2007, Shoqata Amerikane Goditjeve në Tru, ose ASA, ka përditësuar udhëzimet e saj për trajtimin e këtyre goditjeve.

Udhëzimet e reja thonë se kujdesi terapeutik për shpërbërjen e grimcave të mpiksura të gjakut të shkaktuara nga goditjet akute ose “ishemike” duhet të fillojë brenda 60 minutave pas mbërritjes në spital.

Udhëzimet e mëparëshme të lëshuara në vitin 2007 thonin se për disa pacientë ky kujdes mund të fillonte deri 4 orë e gjysmë pas mbërritjes në spital.Ndërsa për pacientë në përgjithësi, terapia për shpërbërjen e grimcave të gjakut duhej të fillonte tri orë pas shfaqjes së simptomave të goditjes në tru, pavarësisht nga ashpërsia e goditjes.

Përditësimi i udhëzimeve tregon se mos marrja në kohë e trajtimit mjekësor në periudhën fillestare pas një goditje në tru, mund të rezultojë në dëmtime më të rënda afatgjata.

Rishikimet gjithashtu theksojnë se programet për rritjen e cilësisë së shërbimeve duhet të ngrihen në të gjitha qendrat e trajtimit të goditjeve në tru.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: