Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 3, 2013

Alkoholi – problem në rritje

Filed under: Kulture,Mjekesi,Neurologji,Psikologji,Shkence,Statistike — astritlulushi @ 4:27 pm
Tags: , , ,

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

alkoholPërdorimi i tepruar i alkoholit është përgjegjës për 4% të barrës globale të sëmundjeve, dhe pirja sidomos për qejf po bëhet një problem në rritje për shëndetin. Një studim i botuar në revistën Cortex thekson ndryshime të rëndësishme që ndodhin në strukturën dhe funksionin e trurit, të cilat mund të shkaktohen nga keqpërdorimi i alkoolit mes të rinjëve/të rejave.

Shenjat funksionale të dëmtimit të trurit nga keqpërdorimi i alkoolit tek moshat e reja përfshijnë kryesisht deficite në të mësuar, dëmtime në kujtesën vizuale, dhe ne funksionet vendimarrëse. Funksione të tilla kontrollohen nga strukturat hippocampus dhe ballore të trurit, të cilat arrijnë pjekurinë a formimin e plotë kur njeriu bëhet rreth 25 vjeç. Shenjat strukturore të keqpërdorimit të alkoolit tek rinjtë përfshijnë tkurrjen e trurit dhe ndryshime të konsiderueshme në materien e bardhë.

Mendohet se mosha e lejuar për përdorimin e parë të alkoholit është shkaku kryesor për pirje të tepruar, abuzim a keqpërdorimin të alkoholit. Por sipas studiuesve, ndryshimi i moshës ligjore për pijet alkoholike nuk është përgjigje ndaj problemit. Në Australi, për shembull, mosha ligjore që e lejon një person të pijë alkohol është 18 vjeç, ndërsa në Amerikë, 21 vjeç. Por pavarësisht diferencës prej 3 vitesh të moshës ligjore, problemet e lidhura me alkoholin janë të njëjta në të dy vendet.

Autorët e studimit theksojnë nevojën për ndërhyrje më të hershme, duke identifikuar shenjat e rrezikëshme të prirjeve për alkohol, kur individët ndodhen ende në fazat e cënueshme të zhvillimit të trurit.

1 Koment »

  1. Sot ne boten globale ku kriza ekonomike eshte e thelle dhe te rinjte jane te papune fillojne te pijne alkol duke i shtuar dozat sjellin depresion psiqik ku kemi aksidente automobilistike dhe krime ordinere,kjo vjen ne shkaterimin e sistemit trunor …

    Koment nga GRAMOZ — Shkurt 3, 2013 @ 4:55 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: