Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 3, 2013

Shkencëtarët; “Fondet, jo të mjaftueshme”


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

logoNjë grup shkencëtarësh amerikanë shprehin shqetësim se fondet e pamjaftueshme po pengojnë kërkimet në fushën e sëmundjeve të syve dhe trurit. Fondacioni BrightFocus, një organizatë jofitimprurëse, publikoi rezultatet e një ankete me përfshirjen e më shumë se 170 shkencëtarëve biomjekësorë.

Ata thonë se mungesa e fondeve të rregullta po krijon një deficiti për shkencëtarë të kualifikuar, ndërkohë që Amerika mund të përballet së shpejti me një krizë të kujdesit shëndetësor për shkak të sëmundjeve shkatërruese si Alzheimer, degjenerimi makular, dhe glaukoma.

Shkencëtarët besojnë se për këto sëmundje mund të gjenden kura nëse atyre u jepen burimet dhe mjetet e nevojëshme që kërkojnë. Sipas statistikave, gati 20 milionë njerëz në SHBA janë prekur nga sëmundja Alzheimer, degjenerimi makular, ose glaukoma. Ky numër rritet, ndërsa popullsia plaket, duke kërcënuar familjet, kujdesin shëndetësor dhe ekonominë. Shkencëtarët thonë se zhdukja e këtyre sëmundje duhet të jetë një nga përparësitë kryesore në shkallë vendi.

Sipas studimit;
– 94 për qind e shkencëtarëve të anketuar ishin të një mendimi, se mungesa e fondeve federale për kërkime rreth sëmundjeve të trurit dhe syve ka penguar zbulimet shkencore.
– 91 për qind thanë se mungesa e fondeve kërkimore po bën qe shkencëtarët të largohen nga fusha e kërkimeve.
– 96 për qind pohuan se financimet e kufizuara përbëjnë pengesë të lartë të hyrjes së shkencëtarëve të rinj në fushat kërkimore rreth sëmundjeve të trurit dhe të syve.

Studimi thotë se kostoja për trajtimin e sëmundjeve është shumë më e vogël në krahasim me koston e dështimit për ta bërë këtë. Sipas Fondacionit BrightFocus, kostoja e përgjithëshme e kujdesit shëndetësor vetëm për Alzheimerin është 200 miliardë dollarë në vit dhe pritet të ngrihet në 1 presje 1 trilionë dollarë deri në vitin 2050, nëse zbulime shkencore nuk bëhen të mundura nga fondet kërkimore. Gjithashtu, ndërsa pakësimet buxhetore në fushën kërkimore vazhdojnë, shqetësime ngrihen se talente të një brezi shkencëtarësh po humbasin.

1 Koment »

  1. Te finacosh ne mbrojtje te shendetit eshte shume me e cmuar se cdo lloj financimi tjeter. Mendoj, se me vullnet dhe me deshiren e mire edhe fonde dhe donacione , gjenden.

    Koment nga zerina — Shkurt 5, 2013 @ 8:55 pm | Përgjigje


RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: