Astrit Lulushi’s Blog

8 Shkurt, 2013

Numri i pacientëve me Alzheimer do të dyfishohet deri në 2050

Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

heartLajme jo të mira rreth një sëmundjeje me efekte të shumta negative. Parashikimet e fundit tregojnë se miliona njerëz do të bashkohet me radhët e të prekurve me sëmundjen Alzheimer.

Llogaritet se 5 milionë e 400 mijë amerikanë sot kanë Alzheimer.

Dhe një studim në revistën “Neurologji” bën disa parashikime të zymta rreth të ardhmes së sëmundjes, e cila zakonisht u rrëmben njerëzve mendjet dhe kujtimet.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e gati 11 mije pacientëve 65 vjeç e sipër, duke i ekzaminuar ata çdo tre vjet, dhe duke i kontrolluar për demencë. Ata arritën në përfundimit se deri në vitin 2050, numri i viktimave të Alzheimerit do të mbi dyfishohet në gati 14 milionë vetë. Për këtë rritje, ata theksojnë plakjen e brezit “baby-boom”, i përbërë nga persona të lindur midis viteve 1946 – 1964.

Autorët e studimit paralajmërojnë se kjo valë Alzheimeri do të jetë një barrë e madhe – jo vetëm për pacientët dhe familjet e tyre – por edhe për sistemin shëndetësor. Si përgatitje më të mirë, shkencëtarët rekomandojnë shtimin e kërkimeve për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.