Astrit Lulushi’s Blog

19 Shkurt, 2013

Ushtrimet e lehta, më të efektshme kundër kolesterolit dhe diabetit


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

walkingNdërkohë që ushtrimi fizik është një armë e rëndësishme në kontrollin e diabetit dhe kolesterolit, një studim i ri sugjeron se lloji i ushtrimit luan rol.

Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore PLOS ONE, ushtrimet e lehta dhe të vazhdueshme janë më të dobishme sesa ushtrimet intensive në përmirësimin e nivelit të kolesterolit dhe parandalimin e diabetit.

Shkencëtarët në Danimarkë morrën në shqyrtim 18 persona të moshës 19 deri 24 vjeç me peshë normale dhe i ndanë ata në 3 grupe në 3 programe të veçanta stërvitjeje.

– Grupi i parë qëndroi ulur për 14 orë pa bërë ndonjë ushtrim.
– Grupi i dytë qëndroi ulur 13 orë dhe 1 orë kreu ushtrime intensive me biçikletë.
– Grupi i tretë qëndroi 8 orë ulur, kreu 4 orë ecje dhe 2 orë qëndroi në këmbë.

Të dy grupet që kryen ushtrime fizike, përdorën të njëjtën sasi energjie.

Pas përfundimit të çdo ushrimi, shkencëtarët kontrolluan nivelin e kolesterinës në gjak, ndjeshmërinë e insulinës dhe u bënë një analizë që përdoret për të mbikqyrur zhvillimin e diabeteve.

Siç pritej, pjesmarrësit që kryen ushtrime u paraqitën më mirë sesa ata që qëndruan ulur gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, pjesëmarrësit që kryen ecje ose qëndruan në këmbë kishin një ndjeshmëri më të ulët insuline dhe nivel më të ulët kolesteroli sesa pjesmarrësit e grupit që kryen ushtrime intensive me biçikletë.

Autorët e studimit arritën në përfundimin se ushtrimet e lehta fizike në periudha të zgjatura kohe përbëjnë rrugën për të parandaluar diabetin dhe për të luftuar kolesterolin.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Blog te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: