Astrit Lulushi’s Blog

Shkurt 26, 2013

Studim – Metalet toksike lidhen me autizmin


Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

autismNë një studim të botuar së fundmi në revistën “Biological Trace Element Research”, nga shkencëtarë të Universitetit Shtetëror të Arizonës, tregon se fëmijët me autizëm kanë nivele të larta të metaleve toksike në gjakun e tyre dhe urinë në krahasim me fëmijët e zakonshëm. Studimi shqyrtoi 55 fëmijë me autizëm në moshat 5-16 vjeç dhe i krahasoi me fëmijë të moshave të ngjashme.

Në krahasim me fëmijët e tjerë, fëmijët me autizëm kishin nivele më të larta të plumbit në qelizat e kuqe të gjakut (+41 %); nivele më të larta të plumbit në urinë (+74 %); talium (+77 %); kallaj (+115 %); dhe tungsten (+44 %). Plumbi, taliumi, kallaj, dhe tungsten janë metale toksike që mund të dëmtojnë zhvillimin dhe funksionin e trurit, dhe gjithashtu ndërhyjnë në funksionimin normal të organeve dhe sistemeve të tjera të trupit.

Duke bërë një analizë statistikore të niveleve të metaleve toksike dhe ashpërsisë së autizmit, studimi zbuloi se në 38 % deri në 47 % të rasteve ashpërsia e autizmi lidhej me nivelin e disa metaleve toksike të tilla si kadmium dhe merkur.

Autorët e studimit sugjerojnë se një pakësim i ekspozimit ndaj metaleve toksike mund të ndihmojë për të përmirësuar simptomat e autizmit dhe se trajtimi për të hequr metalet toksike nga organizmi mund të zvogëlojë simptomat e autizmit. Por këto hipoteza kanë nevojë për eksplorim të mëtejshëm, ndërsa të dhënat që mbështesin idenë e tyre po vijnë duke u shtuar.

Lini një Koment »

Ende pa komente.

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Krijoni një sajt ose blog falas te WordPress.com.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: